Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku ka thënë se qëndrimi i kësaj partie për Ligjin për ndryshimin e Dhomave të Specializuara nuk ka ndryshuar.
Ai ka thënë se vetëm nëse bëhen ndryshime ku pjesë janë të gjitha partitë, atëherë LDK do të ndryshonte votë.
“Nuk ka ndërruar diçka në LDK, është qëndrimi i njëjtë nga ai që kemi pas, po që se , ky ligj amandamentohet me gjërat, ku bashkëkaraisht ulën të gjitha partitë politike, nëse amandamnetohet me kërkesë për financim më të madh, mbikëqyrje më të madhe të gjykatës e gjëra të tilla që janë të dobishme dhe të vlefshme, atëherë secila parti ish deshtë me përkrahë”, ka thënë ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.
Sadiku ka thënë se reagimet e ndërkombëtarëve që erdhën edhe sot duhet parë me shqetësim. Ai ka thënë se duhet të ketë kujdes me BE-në dhe aleatët.
“Normalisht duhet të kemi kujdes me BE-në, aleatët. Çdo reagim i aleatëve duhet të shihet me shqetësim. Vizioni ynë ka qenë dhe mbetet i qartë që shtetin e Kosovës do ta ndërtojmë e zhvillojmë bashkë me aleatët”, ka thënë ai.
Kuvendi i Kosovës sot ka futur në rend dite diskutimet për Ligjin për Specialen, seancë kjo që u ndërprere dhe pritet të vazhdojë nesër.
PDK ka kërkuar që Ligji të miratohet pa ndryshime, ndërsa LVV ka kërkuar që të mos ketë nguti dhe të përsëriten gabimet.
Për mundësinë që ky ligji të miratohet nesër në Kuvend ka reaguar Zyra e Bashkimit Evropian, dhe ambasada të vendeve tjera të BE-së në Kosovë, si Gjermania, Italia, duke shprehur shqetësimin nëse ky ligj miratohet.
Për këtë ka reaguar edhe ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë. Ata kanë kërkuar që të ketë konsultime, duke shtuar se miratimi i një ligji është kundër interesave të Kosovës







