TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

by Tëvë1
23 minuta ago
0
A A
Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë vazhdimit të aktiviteteve të kërkimit në një lokacion të dyshuar për varr të mundshëm. Mbetjet do t’i nënshtrohen ekzaminimit mjekoligjor dhe identifikimit përmes analizës së ADN-së.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se më 6 nëntor 2026, pas sigurimit të urdhrit përkatës gjyqësor, kanë filluar aktivitetet e kërkimit dhe gërmimet vlerësuese në një lokacion të dyshuar në fshatin Brod të Shtërpcës.

Sipas njoftimit, gjatë fazës së parë të kërkimeve nuk ishte arritur të lokalizohej varri i dyshuar, për shkak të ndryshimeve që kishte pësuar terreni ndër vite, të cilat kishin vështirësuar përcaktimin e vendndodhjes së saktë.

Megjithatë, gjatë vazhdimit të gërmimeve më 12 nëntor, janë gjetur mbetje mortore.

“Mbetjet mortore të gjetura do t’u nënshtrohen procedurave të mëtejshme të ekzaminimit mjekoligjor dhe identifikimit përmes analizës së ADN-së”, thuhet në njoftimin e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Aktivitetet janë realizuar në koordinim ndërmjet Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit për Mjekësi Ligjore dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës – Sektorit për Hetimin e Personave të Zhdukur, me përkrahjen e Prokurorisë – Departamentit për Krime Lufte.

Komisioni ka bërë të ditur se trajtimi i këtij lokacioni është rezultat edhe i bashkëpunimit rajonal, përfshirë komunikimet me Drejtorinë e Republikës së Kroacisë për Personat e Zhdukur gjatë Luftës Atdhetare.

Po ashtu, është theksuar rëndësia e bashkëpunimit me familjet e personave të zhdukur me dhunë, Këshillin Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës dhe qytetarët që kanë kontribuar me informacione të rëndësishme për identifikimin e lokacionit.

Në fund, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka shprehur mirënjohje për të gjitha institucionet dhe qytetarët e përfshirë në këtë proces, duke ritheksuar përkushtimin për vazhdimin e përpjekjeve për ndriçimin e fatit dhe vendndodhjes së të gjithë personave të zhdukur me dhunë.

Tags: bordKomisioni Qeveritar për Persona të Zhdukurkomuna e shtimesmbetje mortoreTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova promovon potencialin turistik dhe atraksionet e saj në Stokholm

Kosova promovon potencialin turistik dhe atraksionet e saj në Stokholm

Nufi në forumin e NATO-s në Oslo: Integrimi i Kosovës në Aleancë, domosdoshmëri strategjike

Nufi në forumin e NATO-s në Oslo: Integrimi i Kosovës në Aleancë, domosdoshmëri strategjike

Presidentja Shiroka Pula takon drejtorin e IKKL-së, diskutojnë për dokumentimin e krimeve të luftës

Presidentja Shiroka Pula takon drejtorin e IKKL-së, diskutojnë për dokumentimin e krimeve të luftës

Kërkohet paraburgim për zyrtarin komunal në Prishtinë nën dyshimin për keqpërdorim me pronën publike, bllokohen 48 parcela

Spanja miraton masa të reja për frenimin e krizës së strehimit pas grevës dhe protestave masive

Spanja miraton masa të reja për frenimin e krizës së strehimit pas grevës dhe protestave masive

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Jep dorëheqje drejtori ekzekutiv i Nvidia-s, Jensen Huang

Jep dorëheqje drejtori ekzekutiv i Nvidia-s, Jensen Huang

Nufi në forumin e NATO-s në Oslo: Integrimi i Kosovës në Aleancë, domosdoshmëri strategjike

Nufi në forumin e NATO-s në Oslo: Integrimi i Kosovës në Aleancë, domosdoshmëri strategjike

Presidentja Shiroka Pula takon drejtorin e IKKL-së, diskutojnë për dokumentimin e krimeve të luftës

Presidentja Shiroka Pula takon drejtorin e IKKL-së, diskutojnë për dokumentimin e krimeve të luftës

Zelensky kërkon përfshirjen e Evropës në negociatat e paqes me Rusinë

Zelensky kërkon përfshirjen e Evropës në negociatat e paqes me Rusinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën