TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rama: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Tiranë në 2028

by teve1
16 minuta ago
0
A A
Rama: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Tiranë në 2028

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria është parashikuar të jetë vendi pritës i samitit të ardhshëm të NATO-s, i cili, nëse do të zhvillohet në vitin 2028, do të mbahet në Tiranë.

Deklaratën kreu i qeverisë e bëri gjatë një prononcimi nga Dublini, ku ndodhet për të marrë pjesë në samitin e nëntë të Komunitetit Politik Europian.

Rama bëri të ditur se ende nuk ka një dakordësi mes vendeve anëtare të NATO-s lidhur me datën e zhvillimit të samitit të ardhshëm, duke përjashtuar si mundësi vitin 2027.

“Shqipëria është parashikuar si vendi i ardhshëm pritës i Samitit të NATO-s. Çështja është se ende nuk ka një qëndrim të përbashkët për datën se kur do të zhvillohet samiti”, u shpreh kryeministri.

Më tej, ai theksoi se nëse samiti i radhës do të organizohet në vitin 2028, atëherë Shqipëria do të jetë vendi organizator.

“Me siguri jo në vitin 2027. Nëse do të ketë një samit në vitin 2028, atëherë ai do të mbahet në Tiranë. Për këtë nuk ka asnjë dyshim”, deklaroi Rama për RTSH-në.

Pjesëmarrja në samitin e nëntë të Komunitetit Politik Europian në Dublin vjen në një moment kur siguria e kontinentit dhe bashkëpunimi mes vendeve europiane janë ndër çështjet kryesore të diskutimit.

Gjatë qëndrimit në Dublin, kryeministri Rama pritet të zhvillojë takime me drejtues të institucioneve europiane dhe homologë të tij.

Në agjendën e takimeve përfshihen edhe presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, si dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni.

Në fokus të diskutimeve të samitit janë siguria europiane, procesi i zgjerimit të Bashkimit Europian, përballja me kërcënimet hibride, siguria energjetike dhe zhvillimet e luftës në Ukrainë.

Liderët europianë pritet të diskutojnë gjithashtu mbi mënyrat e forcimit të bashkëpunimit dhe koordinimit përballë sfidave të përbashkëta të sigurisë, ndërsa vijon mbështetja politike dhe ushtarake e vendeve europiane për Ukrainën./rtsh.al/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tetë persona të vdekur nga shembja e një ndërtese në Brooklyn

Tetë persona të vdekur nga shembja e një ndërtese në Brooklyn

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë

Liderët evropianë mblidhen në Dublin, në fokus siguria e kontinentit dhe lufta në Ukrainë

Liderët evropianë mblidhen në Dublin, në fokus siguria e kontinentit dhe lufta në Ukrainë

Esmeralda Hasani emërohet në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror të Shqipërisë

Esmeralda Hasani emërohet në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror të Shqipërisë

Tetë persona të vdekur nga shembja e një ndërtese në Brooklyn

Tetë persona të vdekur nga shembja e një ndërtese në Brooklyn

AIP kërkon nga KQZ-ja dhe partitë politike të sigurojnë mbrojtjen e të dhënave personale gjatë procesit zgjedhor

AIP bën thirrje për mbrojtjen e të dhënave personale dhe privatësisë së fëmijëve në internet

​Nga një muaj paraburgim pesë shtetasve turq, dyshohen se në Prizren therën me thikë dhe mbajtën peng një person

​Nga një muaj paraburgim pesë shtetasve turq, dyshohen se në Prizren therën me thikë dhe mbajtën peng një person

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë

Kurti merr pjesë në seancën plenare të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Dublin

Kurti merr pjesë në seancën plenare të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Dublin

Guardiola mund të rikthehet emërohet trajner i Amerikës

Guardiola mund të rikthehet emërohet trajner i Amerikës

Rama: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Tiranë në 2028

Rama: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Tiranë në 2028

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën