TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Çitaku: PDK e hapur për konsultime me Bashkimin Evropian, aleatët ndërkombëtare dhe shoqërinë civile

by Tëvë1
20 minuta ago
0
A A
Çitaku i reagon Kurtit pas intervistës në Tëvë1: Po i shërben Prokurorisë së Hagës me sulme ndaj Thaçit dhe Veselit

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka bërë të ditur se nga e hëna do të nisë procesi i amendamentimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara, ndërsa ka paralajmëruar se brenda dy javësh do t’i paraqiten Kuvendit ndryshimet e propozuara.

Ajo tha se synimi është që ligji të jetë më i qëndrueshëm juridikisht, duke theksuar se PDK-ja është e hapur për konsultime me Bashkimin Evropian, aleatët ndërkombëtarë dhe shoqërinë civile.

Çitaku për KosovaPress tha se deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dëshmuar vetëdije të lartë politike dhe kombëtare gjatë trajtimit të këtij ligji, duke shprehur bindjen se ai do të marrë mbështetjen e nevojshme edhe në seancën e radhës plenare që do të mbahet të premten.

Ajo theksoi se mospajtimet me Lëvizjen Vetëvendosje kanë qenë vetëm rreth procedurave për ndryshimin e ligjit, ndërsa qëllimi, sipas saj, mbetet i përbashkët.

“Deputetët e Kuvendit demonstruan një shkallë të lartë të vetëdijes edhe politike dhe kombëtare. Ky nuk është ligj për PDK-në, as për një subjekt politik, është ligj për Kosovën jo vetëm për historinë, por edhe për të ardhmen e saj. Unë besoj, ngjashëm siç u votua mocioni për rend dite do votohet edhe ligji në seancë plenare. Menjëherë ditën e hënë, do të sjellim në kuvend amendamentet e reja të ligjit. Mospajtimi i vetëm që kemi pasur me Lëvizjen Vetëvendosje është në procedurë, ata kanë vlerësuar që nuk mund të bëhen ndryshime por procedura fare pak ka rëndësi, ne jemi të bashkuar rreth të njëjtit qëllim, miratimit të ligjit, në funksion të mbrojtjes së katër ushtarëve, themeluesve të UÇK-së në Hagë”, tha Çitaku.

Ajo theksoi se synimi është ruajtja e thelbit të ligjit, por edhe plotësimi i tij me argumente më të forta juridike, duke marrë parasysh sfidat me të cilat mund të përballet.

“Pasi kemi miratuar ligjin me 6 tetor në rrethana tërësisht të jashtëzakonshme, ne kemi pranuar propozime të vlefshme të cilat ligjin do ta bënin më të fuqishëm dhe më të qëndrueshëm, synimi ynë është që të ruhet thelbi i ligjit, qëllimi i ligjit, por meqë kemi mundësi ta plotësojmë atë e kemi vlerësuar jashtëzakonisht të rëndësishme sepse është ligj mjaft serioz, i cili do të sfidohet në shumë nivele dhe është shumë e rëndësishme që ai ligj të jetë sa më i fortifikuar me argumente juridike. Ne kemi besuar se rregullorja e punës së kuvendit ia len kuvendit mundësinë e ndryshimit të ligjit, mirëpo ne kemi pasur lexime të ndryshme dhe ne jemi pajtuar që në këtë fazë, në mënyrë që Kosova të mos mbetet pa ligj, ta miratojmë ligjin siç e kemi miratuar në dy leximet”, tha ajo.

Çitaku bëri të ditur se PDK-ja është zotuar që brenda dy javësh, duke filluar nga e hëna, t’ia dorëzojë Kuvendit ndryshimet e propozuara.

Ajo foli edhe për shqetësimet e ngritura nga Bashkimi Evropian dhe aleatët e tjerë ndërkombëtarë lidhur me ligjin, duke theksuar se janë të gatshëm të diskutojnë me të gjitha palët e interesuara.

Sipas saj, qëllimi nuk është insistimi në një qëndrim partiak, por sigurimi i një ligji sa më të qëndrueshëm, për të cilin do të merren parasysh edhe propozimet e shoqërisë civile.

“Është zotim i yni publik që brenda dy javësh nga e hëna Kuvendit do t’ia sjellim ligjin me ndryshimet e propozuara, jemi të hapur për diskutime, konsultime e di se ka shumë palë të shqetësuara, çoftë Bashkimi Evropian, aleatët tjerë, shoqëria civile, kam parë një iniciativë për të ardhur dhe dhënë kontribut, dyert tona do të jenë të hapura, kjo për ne nuk është çështje egoje apo krenarie, për ne është e rëndësishme të kemi një ligj sa më të qëndrueshëm. Ne kemi qenë të gatshëm edhe tani që të flasim, kemi besuar se rregullorja na mundëson rishqyrtimin, mirëpo pasi u vendos se nuk mund të ketë ndryshime, ne jemi të hapur që nga dita e hënë të ulemi dhe të flasim me të gjithë”, tha ajo.

Kuvendi i Kosovës ka votuar me 79 vota për përfshirjen në rendin e ditës të Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Ky projektligj ishte miratuar më 6 tetor në dy leximet, mirëpo i njëjti është kthyer sërish në Kuvend nga presidentja Justina Shiroka-Pula me kërkesë të PDK-së.

Kjo pikë është vendosur si e fundit në rendin e ditës të seancës, pas kërkesës së ushtrueses së detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku.

Kryetarja e Kuvendit ka shtyrë seancën për ditën e premte në ora 11:00.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gërvalla: Mbrojtja e fëmijëve është një nga matësit më të rëndësishëm të drejtësisë në një shoqëri

Gërvalla: Mbrojtja e fëmijëve është një nga matësit më të rëndësishëm të drejtësisë në një shoqëri

Vazhdohet hartimi i planit të ri kombëtar kundër dhunës ndaj grave

Vazhdohet hartimi i planit të ri kombëtar kundër dhunës ndaj grave

​Lista Studentore paralajmëron rishikimin e marrëveshjeve të Serbisë me Kosovën

​Lista Studentore paralajmëron rishikimin e marrëveshjeve të Serbisë me Kosovën

Aprovohet kërkesa e Prokurorisë, dy të ndaluarve për narkotikë në Mitrovicë u caktohet paraburgimi

Një muaj paraburgim për shtetasin gjerman që u kap me 43 armë automatike në Gjilan

Gërvalla: Mbrojtja e fëmijëve është një nga matësit më të rëndësishëm të drejtësisë në një shoqëri

Gërvalla: Mbrojtja e fëmijëve është një nga matësit më të rëndësishëm të drejtësisë në një shoqëri

Brajan Gruda, dribluesi më i mirë në Evropë

Bayerni monitoron Grudën

Çitaku i reagon Kurtit pas intervistës në Tëvë1: Po i shërben Prokurorisë së Hagës me sulme ndaj Thaçit dhe Veselit

​Çitaku: PDK e hapur për konsultime me Bashkimin Evropian, aleatët ndërkombëtare dhe shoqërinë civile

Vazhdohet hartimi i planit të ri kombëtar kundër dhunës ndaj grave

Vazhdohet hartimi i planit të ri kombëtar kundër dhunës ndaj grave

​Lista Studentore paralajmëron rishikimin e marrëveshjeve të Serbisë me Kosovën

​Lista Studentore paralajmëron rishikimin e marrëveshjeve të Serbisë me Kosovën

Aprovohet kërkesa e Prokurorisë, dy të ndaluarve për narkotikë në Mitrovicë u caktohet paraburgimi

Një muaj paraburgim për shtetasin gjerman që u kap me 43 armë automatike në Gjilan

Shiroka-Pula ka pritur në takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Turqisë në Kosovë

Shiroka-Pula ka pritur në takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Turqisë në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën