Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi me Unionin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN), me qëllim të forcimit të bashkëpunimit në mbrojtjen e natyrës dhe biodiversitetit në Kosovë.
Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka bërë të ditur se memorandumi parasheh bashkëpunim në avancimin e zonave të mbrojtura, mbështetjen profesionale dhe zbatimin e aktiviteteve mjedisore.
Ajo ka njoftuar se gjatë takimit me përfaqësuesin e IUCN-së, Oliver Avramoski, ka prezantuar punën e Ministrisë së Mjedisit, ndërsa kanë diskutuar edhe për mundësitë e sigurimit të fondeve përmes partnerëve ndërkombëtarë, përfshirë Suedinë dhe Gjermaninë.
“Ky memorandum hap rrugë për bashkëpunim konkret mes Kosovës dhe vendeve evropiane, si dhe hap mundësi të reja për mbështetje ndërkombëtare në ruajtjen e pasurive tona natyrore”, ka shkruar Pacolli.









