Ka filluar mbledhja e Komisionit për Legjislacion, ku në rend dite është shqyrtimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara, i kthyer për rishqyrtim nga Presidentja.
Në mbledhje po marrin pjesë përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), si dhe deputeti Albert Kinolli.
Gjatë diskutimeve, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se kanë arritur marrëveshje me shumicën për votimin e këtij ligji në Kuvend, por jo për amendamentimin e tij.
Ajo ka bërë të ditur se ligji do të rikthehet në Kuvend për riv votim, me qëllim të rrëzimit të vetos së Presidentes.








