TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Strategjia e Sigurisë së Kosovës dërgohet për miratim në Kuvend

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Njohësi çështjeve të sigurisë: Kosova duhet t’i ketë rreth 20 mijë ushtar rezervë

Shqyrtimi dhe votimi i dokumentit është bërë pa praninë e mediave ndërsa pas mbledhjes së komisionit është thënë se presin që javën e ardhshme të jetë pikë e rendit të ditës në seancë plenare.

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli tha se ky është një prej dokumenteve më të rëndësishme që identifikon rreziqet e ndryshme, por edhe udhëzon institucionet se si t’i adresojnë ato.

“Në fund me 5 vota për dhe 2 kundër, një abstenim, komisioni mori vendim që t’i rekomandojë Kuvendit miratimin e kësaj strategjie…. Pas këtij takimi, procedohet për seancë dhe besoj që javën e ardhshme kjo pikë e rendit të ditës do të jetë për votim”, ka thënë Dugolli.

Sipas tij, deputetët kanë treguar qasje konstruktive në shqyrtimin e kësaj strategjie.

“Është kërkuar një koordinim pak më i mirë ndërinstitucional. Edhe sa i përket komisionit, u kërkua të ketë vazhdim të hartimit me koordinim më të mirë dhe edhe komisioni të jetë sa më shumë i përfshirë në dhënien e rekomandimeve në hartimin e këtij dokumenti”, ka thënë ai.

Ndërsa deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni tha se një prej vërejtjeve me të cilat janë pajtuar të gjithë anëtarët e komisionit ka qenë se ky komision nuk është përfshirë në hartimin e këtij dokumenti.

“Kam dhënë disa vërejtje të mia, të cilat besoj që Këshilli i Sigurisë do të duhej t’i merr në konsideratë… Do të shfrytëzojmë mundësinë tonë që të gjitha që u folën në komision t’i prezantojmë edhe në parlament. Shpresoj në parlament të ketë reflektim më pozitiv dhe të merren në konsideratë… Ne jemi duke përballur edhe me migrimin e madh të qytetarëve. Është paradoks të flasim për zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Policisë së Kosovës, pasi është shqetësuese largimi i rinisë nga Kosova dhe këto institucione nuk ofrojnë për të rinjtë e Kosovës një atraktivitet që ata ta gjejnë veten brenda këtyre institucioneve. Është edhe gjendja sociale ekonomike, varfëria, që do të duhej të merreshin në konsideratë para se të hartohej ky draft”, ka thënë Quni.

Në mbledhjen e komisionit ku u votua Strategjia e Sigurisë morën pjesë edhe përfaqësues nga Këshilli i Sigurisë dhe Forca e Sigurisë së Kosovës.

Javë me parë Qeveria e Kosovës e ka miratuar Strategjinë e Sigurisë 2022-2027 e cila është e dyta që prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës./KSP/

 

https://teve1.info/lajmet/2hartohet-koncept-dokumenti-per-sigurine-e-kosoves-ngre-shqetesimin-per-destabilizim-te-ballkanit-nga-ana-e-serbise/

Tags: procedimi per KuvendStrategjia per Sigurimi
ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump lëvdata për Osmanin, Maloku vlerëson se edhe Kurti do të ndryshojë qasje

Trump lëvdata për Osmanin, Maloku vlerëson se edhe Kurti do të ndryshojë qasje

Përkundër polemikave, Prishtina përfshihet në buxhetin e vitit 2026

Përkundër polemikave, Prishtina përfshihet në buxhetin e vitit 2026

Presidenca organizon disa aktivitete në 19-vjetorin e vdekjes së Rugovës

Edhe dy javë afat për zgjedhjet e presidentit, njohësit vlerësojnë se edhe opozita duhet të ketë kandidat

Rasti i 18 vjeçarit u raportua si përleshje me thikë, në intensivë thonë se nuk është evidentuar therrje

Aksident në Kçiq, një fëmijë në gjendje të rëndë dërgohet në QKUK

Trump lëvdata për Osmanin, Maloku vlerëson se edhe Kurti do të ndryshojë qasje

Trump lëvdata për Osmanin, Maloku vlerëson se edhe Kurti do të ndryshojë qasje

“Këndi i Debatit” 19.02.2026

“Këndi i Debatit” 19.02.2026

Përkundër polemikave, Prishtina përfshihet në buxhetin e vitit 2026

Përkundër polemikave, Prishtina përfshihet në buxhetin e vitit 2026

Presidenca organizon disa aktivitete në 19-vjetorin e vdekjes së Rugovës

Edhe dy javë afat për zgjedhjet e presidentit, njohësit vlerësojnë se edhe opozita duhet të ketë kandidat

Rasti i 18 vjeçarit u raportua si përleshje me thikë, në intensivë thonë se nuk është evidentuar therrje

Aksident në Kçiq, një fëmijë në gjendje të rëndë dërgohet në QKUK

Kosova e Shqipëria do të kontribuojnë me trupa paqeruajtëse në Gaza

Kosova e Shqipëria do të kontribuojnë me trupa paqeruajtëse në Gaza

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Arrestohet i dënuari me pesë vite burgim për dhunim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën