Prodhuesi japonez i automjeteve Nissan ka ulur parashikimin për shitjet vjetore të automjeteve, duke përmendur kërkesën më të dobët dhe konkurrencën në rritje në Kinë, transmeton Anadolu.
Kompania tani pret që shitjet globale të arrijnë nga 2,97 deri në 3 milionë automjete gjatë vitit fiskal 2026, nga parashikimi i mëparshëm prej 3,15 milionë automjetesh.
Nissan deklaroi se kalimi më i shpejtë se sa pritej drejt automjeteve me energji të reja po ushtron presion shtesë mbi shitjet në Kinë, ndërsa rriti parashikimet për tregjet e SHBA-së dhe Japonisë.
“Kina mbetet sfida jonë më e madhe dhe ne duhet të vazhdojmë të përshtatemi me shpejtësi”, deklaroi Ivan Espinosa, shef ekzekutiv i kompanisë.
Nissan ruajti parashikimin për fitimin operativ vjetor në 1,26 miliard dollarë, duke pritur që modelet e reja, rritja e vëllimit të shitjeve dhe përmirësimi i strukturës së produkteve të mbështesin fitimet gjatë gjysmës së dytë të vitit.
Programi i ristrukturimit “Re” i kompanisë solli kursime shtesë prej 692,3 milionë dollarësh në kosto gjatë gjysmës së parë të vitit.
Kompania do të prezantojë një plan të ri biznesi në shkurt të vitit 2027.









