Mbledhja e sotme e Komisionit Hetimor parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt është shtyrë të mbahet në orën 12:00.
Ajo ishte e planifikuar të mbahet në orën 09:00.
Për shtyrjen e mbledhjes njoftoi kryetari i komisionit, Burim Ramadani.
“Do të iu njoftojmë se në orën 12:00 do të mblidhemi sërish sot, pra një orë para seancës dhe do të vazhdojmë e pikat e rendit të ditës, kemi edhe zgjedhjen e ekspertëve të jashtëm”, tha Ramadani.
Ai nuk dha arsye për shtyrjen e mbledhjes.
Në rend dite për këtë mbledhje është zgjedhja e ekspertëve të jashtëm.







