Një person është arrestuar në Kaçanik, pasi dyshohet se kishte mashtruar tre persona se do t’u siguronte viza pune në Gjermani.
I dyshuar u kishte marrë nga 1200 euro viktimave.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili kishte qenë në kërkim policor për shkak të dyshimit se në tetor–2023 u kishte marrë tre viktimave meshkuj kosovarë nga 1200 € duke i mashtruar se do t’u siguronte termin për viza pune në Gjermani. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.







