Një rast i dhunimit të një të miture është raportuar se ka ndodhur në Fushë-Kosovë.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari për këtë rast është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48-orë.
“Dyshohet se viktima e mitur femër kosovare, është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar në strehimore”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së./teve1.info/







