TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bislimi mohon se e refuzoi takimin me Petkoviqin

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Bislimi mohon se e refuzoi takimin me Petkoviqin

Kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, në një intervistë ekskluzive për RTK-në, ka mohuar pretendimet e bashkëbiseduesit të tij nga Beogradi, Petar Petkoviq, se pala kosovare ka refuzuar një takim trepalësh në Bruksel.

“Konsultat nuk kanë pas për qëllim sigurimin e takimit trepalësh. Konsultat kishin për qëllim finalizimin e marrëveshjes për energjinë apo zgjidhjen e çështjes për energjinë në veri dhe gjithçka dukej shumë mirë deri në momentin e fundit. Siç duket palës në Bruksel i duhet edhe pak kohë për finalizim. Ndërkaq në takimin trepalësh është dashur të diskutohet për përgatitjet e takimit në nivel të lartë në mes të presidentit të Serbisë dhe kryeministrit të Kosovës”, ka theksuar Bislimi.

Ai tha se ka insistuar të mbahet ky takim por siç duket nuk ka pas interesim nga pala serbe e cila pastaj është kompenzuar me një deklaratë të pavërtetë nëpër medie, ku e ka fajësuar palën kosovare për hezitim.

“Kjo duhet të demantohet edhe nga zyra e Lajçakut sepse komplet deklarata e Petkoviqit është e pavertetë. Duhet pra të deklarohet nga zyra e Lajçakut se fjalët e Petkoviqit janë të pavërteta, meqë unë kam insistuar të mbahet ky takim. Është në funksion të ngritjes së besimit në të, por ai ka probleme serioze me besimin që ka nga vetë qeveria e Serbisë, pasi siç duket i ka ditët apo javët e numëruara në procesin e dialogut dhe po i përdor këto deklarata. Nuk duhet t’i jepet kurrfarë serioziteti, ai ka një rënie të dukshme të seriozitetit në procesin e dialogut”, ka shtuar Bislimi.

Lidhur me gjasat e një takimi të liderëve Kurti-Vuçiq gjatë muajt mars, para zgjedhjeve të 3 prillit në Serbi, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për të drejtën e votës së serbëve në Kosovë, ai tha se takimi mes liderëve nuk ka synim të zgjidhë problemin e votimit por ka synim diskutimin e elementeve të marrëveshjes gjithëpërfshirëse në plan afatgjatë.

“Zgjedhjet në Serbi janë zgjedhje në Serbi, është vetëm një moment dhe nuk duhet të bëhet ai moment kaq i rëndësishëm”, ka nënvizuar Bislimi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti nga Gjilani: Me LVV-në në krye, qyteti dhe fshatrat janë orientuar kah zhvillimi

Kurti nga Gjilani: Me LVV-në në krye, qyteti dhe fshatrat janë orientuar kah zhvillimi

Përfundon aksioni i kërkim-shpëtimit në Bresalc, Policia gjen një veturë

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren

Zhduket një person në Gjilan, nisin kërkimet – aktivizohen edhe dronët

KQZ: Partitë kanë të drejtë t’i shpenzojnë deri dy milionë euro në fushatë

KQZ-ja vendos në dispozicion linja telefonike për raportimin e parregullësive dhe informimin e votuesve

Sllovenisë i lëndohet sulmuesi para duelit me Kosovën, Sheshko pritet të mungojë

Sllovenisë i lëndohet sulmuesi para duelit me Kosovën, Sheshko pritet të mungojë

Dramë ndërmjet Tottenhamit dhe Manchester Unitedit, De Ligt shpëton “Djajtë”

Dramë ndërmjet Tottenhamit dhe Manchester Unitedit, De Ligt shpëton “Djajtë”

Çfarë nënkupton ngritja e një vetulle gjatë bisedës?

Çfarë nënkupton ngritja e një vetulle gjatë bisedës?

Tovërlani zbulon listën e Kosovës U21, vetëm me 6 mbrojtës kundër Qipros e Finlandës

Tovërlani zbulon listën e Kosovës U21, vetëm me 6 mbrojtës kundër Qipros e Finlandës

Llapi nuk e mposht dot Prishtinën e Re, lëshon pikë në Podujevë

Llapi nuk e mposht dot Prishtinën e Re, lëshon pikë në Podujevë

Drenica mposht një tjetër ekip të madh, trondit Ballkanin në Skenderaj

Drenica mposht një tjetër ekip të madh, trondit Ballkanin në Skenderaj

Shqipëria bllokon 25 ton misër me aflatoksinë që vinte nga Serbia

Shqipëria bllokon 25 ton misër me aflatoksinë që vinte nga Serbia

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën