Kuvendi i Kosovës nesër do të mbaj seancë të jashtëzakonshme.
Kjo seancë do të mbahet nga ora 13:00.
Pika e rendit të ditës është:
Debat parlamentar për Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026 dhe adresimin e gjetjeve e rekomandimeve të tij.
Kjo seancë është thirrur me kërkesë të deputetëve të opozitës pasi dje shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së Jehona Lushaku Sadriu ka njoftuar pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
“Ndërkohë, po ua kujtoj se javën e kaluar kemi pasur Raportin e Progresit, i cili ka qenë një raport alarmant që ka vërtetuar dështimin e kësaj qeverie dhe këtij pushteti në shumë fusha. Në kontrast me këtë, Kryesia ka marrë nismën për përcjelljen e një seance të jashtëzakonshme gjatë kësaj jave, në të cilën do të diskutohet për rezultatet dhe konstatimet e Raportit të Progresit”, ka thënë Lushaku dje.









