Në Gjykatën Themelore në Prishtinë nga ora 09:30 është paraparë të mbahet seanca e shqyrtimit kryesor në rastin e vrasjes së Diana Kastratit, e vrarë më 18 maj të vitit 2011.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar që procesi gjyqësor ndaj Adnan Jasharit të zhvillohet në mungesë, pasi ai nuk është kapur nga autoritetet.
Sipas aktakuzës, Jashari dyshohet për vrasjen e ish-partneres së tij dhe për armëmbajtje pa leje.
Rasti i Diana Kastratit kishte nxitur reagime të shumta, pasi ajo kishte kërkuar më parë mbrojtje emergjente nga gjykata, por kërkesa e saj nuk ishte trajtuar në kohë.
Pas 15 vjetësh, institucionet e drejtësisë po përballen me sfidën e përmbylljes së këtij rasti të rëndë.









