Kombëtarja e Kosovës në futboll, ka nisur sot në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali përgatitjet për dy ndeshjet e radhës, kundër Izraelit dhe Irlandës.
Në stërvitjen e parë morën pjesë 15 futbollistë, ndërsa pjesa tjetër e ekipit zhvilloi seancë rigjeneruese në palestrën e hotelit.
“Atmosfera në kamp është shumë e mirë, me futbollistët që po punojnë me përkushtim dhe intensitet maksimal për dy sfidat e radhës”, ka shkruar FFK.
“Dardanët” të shtunën përballen me Izraelin në Prishtinë, ndërsa tri ditë më vonë në udhëtim ndaj Irlandës në ndeshjen e fundit në Grupin 3 të Ligës B në Ligën e Kombeve.











