TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Franco Foda flet për objektivin e Kosovës

by teve1.info
17 minuta ago
0
A A
Franco Foda flet për objektivin e Kosovës

Selektori i Kombëtares së Kosovës në futboll, Franco Foda në konferencën për shtyp, ka zbuluar objektivat që i ka me “Dardanët” në grumbullimin e këtij muaji, i cili ka nisur të hënën.

Kosova këtë muaj, më datat 14 dhe 17, i luan dy ndeshjet e fundit të këtij sezoni në Ligën e Kombeve, ku përballet me Izraelin në Prishtinë dhe Irlandën në Dublin, në kuadër të Grupit B3.

E sipas selektorit Foda, objektivi kryesor është ti fitojnë dy ndeshjet e këtij muaji kurse objektivi madhor të mbeten në ligën B dhe të sigurojnë një pozitë më të mirë në vazot e shortit për garate ardhshme.

Aktualisht, Kosova është e dyta në grup me 5 pikë, sa i ka edhe Irlanda në pozitën e tretë kurse Austria është e para me 8 dhe Izraeli i fundit me 2 pikë të tubuara.

“Objektivi ynë është që të fitojmë çdo ndeshje, pavarësisht se për cilën ndeshje bëhet fjalë. Por, objektivi kryesor është që të mbetemi në Ligën B dhe të jemi në një vazo më të mirë. Prandaj, është shumë e rëndësishme që fillimisht ta fitojmë ndeshjen kundër Izraelit në shtëpi”, ka deklaruar Foda.

Ai me bindje të plotë ka thënë se lojtarët e ftuar për këtë grumbullim, e kanë merituar plotësisht ftesën pasi i përshtaten filozofisë së lojës dhe gëzojnë besimin e tij të plotë.

Sipas tij, çdo ftesë dhe përpilimi i listës, bazohet në disa faktorë të ndryshëm, ku përveç formës aktuale, merren parasysh edhe fazat nëpër të cilat kalojnë futbollistët duke përmendur mënyrën se si luajnë dhe situatat me të cilat përballen në klubet e tyre.

Megjithatë, sa i përket emrave te lista e Kosovës, menaxheri i kombëtares, Bajram Shala ka konfirmuar mungesën e Valmir Matoshit e Erblin Osmanit kurse në dyshim për duelet e këtij muaji, mbetet Lumbardh Dellova.

Ndërkohë, sa i përket tre emrave të rinj, Lindrit Kamberit, Blen Kurtulus dhe Enis Rexhepi, menaxheri Shala ka zbuluar se vetëm për këtë të fundit janë ende në proces të kompletimit të dokumentacionit pranë FIFA-s.

“Është e rëndësishme të kemi disa mundësi, jo vetëm për ndeshjet e radhës, por edhe për të ardhmen. Është e rëndësishme ta kemi parasysh të ardhmen e Kombëtares dhe ta ruajmë cilësinë, në mënyrë që të përgatitemi edhe për kualifikimet e Kampionatit Evropian”, ka thënë Foda duke shtuar se përcjell të gjithë futbollistët, si në ligat vendore ashtu edhe në ato ndërkombëtare.

Foda ka folur edhe për kontaktet me futbollistët që ende nuk kanë vendosur se cilën kombëtare do ta përfaqësojnë.

Ai ka konfirmuar se ka biseduar me Lutfi Dalipin, i cili ende nuk e ka marrë vendimin përfundimtar, ndërsa ka bërë të ditur se është në kontakt edhe me Arijon Ibrahimoviqin.

“Kemi pasur kontakte dhe ne do ti presim vendimet e tyre dhe shpresojmë që ata të zgjedhin Kosovën”, u shpreh Foda.

Stërvitjen e parë të grumbullimit të këtij muaji, Kosova e mbanë në kampin nacional të FFK-së, në Hajvali në mbrëmje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Xhaka i zhgënjyer pas barazimit me Katarin

Xhaka i mungon Zvicrës

Davontrey Thomas, MVP i xhiros

Davontrey Thomas, MVP i xhiros

Ballkani ndanë rrugët me trajnerin Sermaxhaj

Ballkani ndanë rrugët me trajnerin Sermaxhaj

Foda shpreson që Dalipi të jetë pjesë e Kosovës

Lista studentore që fitoi zgjedhjet në Serbi planifikon dyfishimin e buxhetit të mbrojtjes

Lista studentore që fitoi zgjedhjet në Serbi planifikon dyfishimin e buxhetit të mbrojtjes

Shiroka-Pula takon ambasadorin gjerman Rudolph, diskutohet thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve

Shiroka-Pula takon ambasadorin gjerman Rudolph, diskutohet thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve

Dogana e Kosovës parandalon mallra të padeklaruar në vlerë rreth 3,400 euro

Dogana e Kosovës parandalon mallra të padeklaruar në vlerë rreth 3,400 euro

Xhaka i zhgënjyer pas barazimit me Katarin

Xhaka i mungon Zvicrës

Franco Foda flet për objektivin e Kosovës

Franco Foda flet për objektivin e Kosovës

Davontrey Thomas, MVP i xhiros

Davontrey Thomas, MVP i xhiros

Diplomatët e G7 takohen në Paris, tensionet globale dhe siguria ndërkombëtare në fokus

Diplomatët e G7 takohen në Paris, tensionet globale dhe siguria ndërkombëtare në fokus

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën