Basketbollisti i Golden Eagle Yllit, Davontrey Thomas wshtw shpallur lojtari mw i vlefshëm apo “MVP” i javës së tetë në Superligë.
Thomas pati paraqitje të shkëlqyer në fitoren e Yllit ndaj Bashkimit, duke e mbyllur ndeshjen me 25 pikë, 10 kërcime e 5 asistime.
Me këto statistika, Thomas padyshim që është përfshirë edhe në “Top 5” të javës, ku ka zënë vend edhe bashkëlojtari i tij, Connor Withers që në triumfin e Yllit kontribuoi me 22 pikë, 7 kërcime e 4 asistime.
Ekipi më i mirë i javës, kompletohet nga Bryson Dawkins i Sigal Prishtinës, pastaj Amin Hot i Borës dhe Kenneth Hasbrouck i Trepçës.
Dawkins pati 21 pikë, 11 kërcime e 4 asistime në fitoren e Prishtinës ndaj Pejës, Hot me 11 pikë, 6 kërcime e 9 asistime udhëhoqi Borën në triumfin ndaj Vëllaznimit kurse Hasbrouck ishte më i miri te Trepça që mposhti Rahovecin 029, duke regjistruar 19 pikë e 1 asistim.









