Zyrtarët doganorë në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë kanë parandaluar një rast të kontrabandimit të mallrave në një vlerë rreth 3,400 euro .
Sipas tyre, gjatë kontrollit të një kamioni të ngarkuar me automjete, i cili ishte paraqitur për përfundimin e procedurave të zhdoganimit, zyrtarët doganorë kanë kryer verifikimin e përputhshmërisë së ngarkesës me dokumentacionin përcjellës.
“Gjatë kontrollit fizik të automjetit, në brendësi të tij janë zbuluar mallra të padeklaruara, përkatësisht pjesë për automjete.Vlera e mallrave të padeklaruara, pa përfshirë detyrimet e importit, vlerësohet të jetë rreth 3,400 euro”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.
Tutje shtojnë se lidhur me rastin është iniciuar procedurë kundërvajtëse për mosdeklarim të mallrave, në përputhje me dispozitat e Kodit Doganor dhe të Akcizave./teve1.info/








