Përplasjet mes deputetit të PDK-së, Eman Rrahmani, dhe deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Adelinë Tërshani, Osman Musliu dhe Adnan Rrustemi, kanë shoqëruar mbledhjen e Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.
Gjatë mbledhjes është kërkuar edhe mbyllja e Komisionit për Media, ndërsa diskutimet mes deputetëve kanë eskaluar në përplasje .
Komisioni Hetimor është themeluar për të hetuar veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj grave dhe fëmijëve në familje./teve1.info/








