Trajneri i Bayern Munichut, Vincent Kompany, pritet të rikthehet në drejtimin e skuadrës pas përfundimit të pushimit ndërkombëtar të futbollit.
Strategu belg ishte shtruar në spital më 23 tetor. Për shkak të gjendjes shëndetësore, atij i është rekomanduar pushim i detyrueshëm, ndërsa gjatë mungesës së tij përgjegjësinë për drejtimin e skuadrës në ndeshje e ka marrë asistenti.
Lajmin për rikthimin e mundshëm të Kompanyt e ka konfirmuar presidenti i nderit i Bayern Munichut, Uli Hoeness.
“Ai do të rikthehet pas dy ose tri javësh. Pra, do të jetë sërish në bankinë pas pushimit të kombëtareve”, ka deklaruar Hoeness.
Kompany, i cili ka ndërtuar një skuadër konkurruese në Mynih, pritet të jetë sërish pranë futbollistëve të tij për vazhdimin e sezonit, nëse rikuperimi ecën sipas pritshmërive.
🔴 𝗩𝗜𝗡𝗖𝗘𝗡𝗧 𝗞𝗢𝗠𝗣𝗔𝗡𝗬 𝗩𝗔 𝗙𝗔𝗜𝗥𝗘 𝗦𝗢𝗡 𝗥𝗘𝗧𝗢𝗨𝗥 𝗦𝗨𝗥 𝗟𝗘 𝗕𝗔𝗡𝗖 𝗗𝗨 𝗕𝗔𝗬𝗘𝗥𝗡 𝗠𝗨𝗡𝗜𝗖𝗛 𝗔𝗣𝗥𝗘̀𝗦 𝗟𝗔 𝗧𝗥𝗘̂𝗩𝗘 𝗜𝗡𝗧𝗘𝗥𝗡𝗔𝗧𝗜𝗢𝗡𝗔𝗟𝗘 ! 🙏
Hospitalisé le 23 octobre pour une dangereuse méningite, il est au repos forcé et laisse son adjoint diriger l’équipe les jours de match.
Uli Hoeness, président d’honneur du Bayern, a donné des nouvelles : « Il sera de retour dans deux ou trois semaines. Donc après la trêve internationale, il sera de retour sur le banc. »
— Vibes Foot (@VibesFoot) November 8, 2026











