Kryesia e Kuvendit do të mblidhet sot në orën 11:00, për të caktuar rendin e ditës për seancën e ardhshme plenare.
Në rendin e ditës së seancës është paraparë interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me vdekjen e një pacienteje me kancer të gjirit, e cila mbeti katër muaj pa terapi, si dhe mungesën e barnave onkologjike.
Po ashtu, deputetët pritet të shqyrtojnë një mocion përmbajtjesor lidhur me gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë.
Në rendin e ditës së mbledhjes së Kryesisë është edhe shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave.







