Partia për Veprim Demokratit dhe Aleancës për Luginën kanë fituar më së shumti vota në zgjedhjet për përbërjen e re të Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Sipas deputetit shqiptar në Kuvendit e Serbisë, Shaip Kamberi, lista e kryesuar nga Enkel Rexhepi ka marrë 4.769 vota, apo 10 nga 29 mandate.
“Faleminderit qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që dolën në votime dhe secilit që na dha besimin. Urime Enkelit dhe gjithë ekipit të Partisë për Veprim Demokratik dhe Aleancës për Luginën! Do t’i nisim menjëherë bisedimet me listat e tjera për konstituimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Këshilli ka për detyrë t’i përfaqësojë të gjithë shqiptarët e Luginës dhe të punojë për shkollën e librin shqip, për kulturën tonë dhe për përdorimin e gjuhës shqipe në institucione”, ka shkruar Kamberi./teve1.info/











