TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Parandalohet ngjarja kriminale në Vlorë

by tëvë1
15 minuta ago
0
A A
Parandalohet ngjarja kriminale në Vlorë

Një 34-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi dyshohet se tentoi të përdorte armë zjarri gjatë një konflikti me një 41-vjeçar.

Ngjarja u parandalua nga ndërhyrja e shërbimeve të Policisë, të cilat finalizuan operacionin e koduar “Yacht”.

Sipas njoftimit zyrtar, konflikti ndodhi mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:50, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në vendin e quajtur “Rrapi”.

Gjatë patrullimit, punonjësit e Policisë konstatuan një përplasje për motive të dobëta mes 34-vjeçarit M.M, banues në Vlorë, dhe 41-vjeçarit E. H., banues në Tiranë.

Policia ndërhyri menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

Në momentin e ndërhyrjes, 34-vjeçari tentoi të largohej me vrap, por u kap dhe u neutralizua nga efektivët.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se, gjatë konfliktit, ai ka tentuar të përdorë një pistoletë, të cilën më pas e ka hedhur në rërë, në vendin ku u kap nga policia.

Arma e zjarrit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të automjetit të 34-vjeçarit, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan edhe një përforcues metalik grushti.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprime të mëtejshme./rtsh.al/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Aksident hekurudhor në Egjipt, përplasen dy trena, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur

Aksident hekurudhor në Egjipt, përplasen dy trena, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur

KFOR-i nderon të rënët për paqen në Kosovë

KFOR-i nderon të rënët për paqen në Kosovë

Tragjedi në Senegal, mbytet varka me emigrantë, të paktën 21 viktima

Tragjedi në Senegal, mbytet varka me emigrantë, të paktën 21 viktima

Policia nxjerr nga Liqeni i Ujmanit automjetin që ishte fundosur një vit më parë

Policia nxjerr nga Liqeni i Ujmanit automjetin që ishte fundosur një vit më parë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën