Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë sot në një ceremoni përkujtimore në sheshin “Edith Durham” në Prishtinë, në nderim të ushtarëve britanikë të rënë në luftëra.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka bërë të ditur se në këtë ceremoni, në Ditën e Përkujtimit, janë bashkuar me aleatët strategjikë për të nderuar sakrificën e atyre që kanë dhënë jetën për paqen dhe lirinë.
Ai ka shprehur respekt të veçantë për luftëtarët britanikë që kanë rënë në Kosovë, duke theksuar se sakrifica e tyre nuk do të harrohet.
“Përkulemi me nderim para sakrificës së të gjithë të rënëve britanikë, veçanërisht të atyre që kanë rënë në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj.




