Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar qytetarët për një të diel të qetë.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka ndarë me ndjekësit e tij edhe “Pasqyrën e Dialogut”.
“Mirëmëngjes dhe me pasqyrën e Dialogut në telefonin apo kompjuterin tuaj, ju uroj një të diel të paqtë”, ka shkruar Rama.
Ai njëherësh ka prezantuar një hapësirë të re komunikimi të quajtur “Fol me Kryeministrin”, e cila synon të krijojë një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi mes tij dhe qytetarëve.







