TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Presidentja takon kryetarët e komunave, premton mbështetje për investime

by Teve1
5 minuta ago
0
A A
Presidentja takon kryetarët e komunave, premton mbështetje për investime

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, është takuar me kryetarët e komunave, me të cilët ka diskutuar për punën, arritjet, problemet dhe sfidat me të cilat përballen komunat. Ajo ka premtuar mbështetje për tërheqjen e investimeve të huaja dhe sigurimin e mundësive të reja të financimit të projekteve nga donatorët ndërkombëtarë.

Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit, kryetarët e komunave e kanë uruar presidenten Shiroka Pula për marrjen e detyrës dhe kanë shprehur mbështetjen e tyre për të.

Presidentja ka theksuar se pushteti lokal është niveli i qeverisjes më i afërt me qytetarët, duke vlerësuar se komunat janë institucioni i parë ku ata drejtohen për zgjidhjen e problemeve të tyre.
Sipas saj, në nivelin lokal qytetarët shohin çdo ditë se si funksionojnë institucionet dhe sa përgjegjësi tregojnë ato.

Shiroka Pula ka theksuar gjithashtu se komunat shërbejnë si urë lidhëse ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve të nivelit qendror.

Presidentja i ka siguruar kryetarët e komunave se do t’i mbështesë brenda kompetencave të saj.

Ajo është zotuar se gjatë takimeve me përfaqësues të shteteve të tjera, institucione ndërkombëtare dhe partnerë zhvillimorë do të prezantojë potencialin e komunave të Kosovës.

Po ashtu, presidentja ka theksuar se do të angazhohet për tërheqjen e investimeve të huaja dhe krijimin e mundësive të reja për financimin e projekteve nga donatorët ndërkombëtarë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Qeveria mban mbledhje, miratohet Projektligji për Rregullatorin e Energjisë dhe dy nisma të tjera

Qeveria mban mbledhje, miratohet Projektligji për Rregullatorin e Energjisë dhe dy nisma të tjera

Të dielën mbahen zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Luginë

Të dielën mbahen zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Luginë

397 zyrtarë të rinj i bashkohen Policisë së Kosovës, 118 prej tyre gra

397 zyrtarë të rinj i bashkohen Policisë së Kosovës, 118 prej tyre gra

Realizimi i ëndrrës, nga dëshira për uniformën policore te shërbimi ndaj qytetarëve

Realizimi i ëndrrës, nga dëshira për uniformën policore te shërbimi ndaj qytetarëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën