TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Të dielën mbahen zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Luginë

E dy javë pas zgjedhjeve parlamentare në Serbi, shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës këtë të dielë do të votojnë prapë. Ata do të vendosin se kush do t’i përfaqësojë  në Këshillin Kombëtar Shqiptar për katër vitet e ardhshme.

by Fetije Kamberi
10 minuta ago
0 0
A A

Edhe njëherë, shqiptarët që jetojnë në Serbi do iu drejtohen kutive të votimit, të dielën.

Por kësaj radhe, në lista do të kenë votë vetëm për kandidat shqiptarë.

Më 8 nëntor, ata vendosin se kush do t’i përfaqësojë për katër vitet e ardhshme në Këshillin Kombëtar Shqiptar.

Kryetari aktual i KNSH-së nga radhët e Partisë për Veprim Demokratik, Enkel Rexhepi kërkon që qytetarët të votojnë për ta vazhduar punën e mirë me Kosovën e Shqipërinë.

“Me Qeverinë e Kosovës kemi nisur projekte të rëndësishme të cilat duhet ti cojmë deri në fund, kemi ende shumë punë përpara dhe me vendosmërinë për të vazhduar për te rinjtë tanë, për dinjitetin dhe për të ardhmen e Luginës së Preshevës. Me moton tonë Kosovë dhe Shqipëri në Luginë me besë e zemër besoj që qytetarët do i përgjigjen masovikisht”, tha Rexhepi.

Rexhepi thotë se gjatë mandatit të tij ka pasur suksese të vazhdueshme.

“Përballë regjimit të Aleksandër Vuçiqit nuk u dorëzuam, qëndruam sollëm rezultate ku për herë te parë erdhën dy kongresmenë amerikanë në Luginë të Preshevës që ishte historike, libra falas për 3686 nxënës, bursa dhe studime falas për studentë dhe themelimi i institutit për trashëgimi kulturore, specializimin e mjekëve dhe ngritëm nivelin e arsimit dhe shumë e shumë projekte që prekin jetën e qytetarëve shqiptarë në Luginë të Preshevës”, pohoi Rexhepi.

E njëri nga kundër-kandidatët e Rexhepit do të jetë Levent Qazimi nga Alternativa për Ndryshim.

Kryetari i APN-së, Visar Memeti thotë se kanë vendosur të garojnë me këtë emër për këto arsye.

“E kemi parë që ka pasur koalicione, ka pasur blloqe, partitë mes veti kanë bërë blloqe por këtë herë ne si Alternative e cila është e shtrirë edhe në Preshevë edhe në Bujanoc do të dalim të vetëm me kandidatin tonë të cilin e kemi pasur para katër viteve dhe me të cilin kemi pasur një rezultat shumë të mirë atëherë, do të vazhdojmë me Levent Qazimin”, deklaroi Memeti.

Memeti thotë se deri tash, puna nuk është kryer si duhet nga ish-kryetarët e këtij institucioni.

“Në Këshillin Nacional ne kemi pasur një pushtet dy vite një parti dhe dy të tjera një parti tjera, kanë qenë komplet joserioze dhe kryetarët e KNSH-së kanë qenë jo seriozë, jo të aftë për të kryere punën e tyre, duke i pa rezultatet janë zero, çështja e fondeve të cilët Qeveria e Kosovës për çdo vit i ka ndarë me milionë, për fat të keq nuk është shfrytëzuar gati zero, me disa mjete simbolike por kur i krahason me mjetet që i ka ndarë Kosovë nuk do të thotë asgjë”, theksoi ai.

Nga viti 2022 deri në vitin 2024 në krye të Këshillit Kombëtar Shqiptar ka qenë Nevzad Lutfiu.

Pas tij, pozitën e kryetarit e kishte marrë Enkel Rexhepi.

Ky rotacion është pjesë e marrëveshjes së koalicionit të vitit 2022 në mes të disa subjekteve politike shqiptare në Luginë të Preshevës, duke përfshirë PVD-në dhe LPD-në.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Qeveria mban mbledhje, miratohet Projektligji për Rregullatorin e Energjisë dhe dy nisma të tjera

Qeveria mban mbledhje, miratohet Projektligji për Rregullatorin e Energjisë dhe dy nisma të tjera

Presidentja takon kryetarët e komunave, premton mbështetje për investime

Presidentja takon kryetarët e komunave, premton mbështetje për investime

397 zyrtarë të rinj i bashkohen Policisë së Kosovës, 118 prej tyre gra

397 zyrtarë të rinj i bashkohen Policisë së Kosovës, 118 prej tyre gra

Realizimi i ëndrrës, nga dëshira për uniformën policore te shërbimi ndaj qytetarëve

BQK aplikon zyrtarisht për përfshirjen e Kosovës në SEPA

BQK aplikon zyrtarisht për përfshirjen e Kosovës në SEPA

​Qytetarët protestojnë sërish në Tiranë para Kryeministrisë, me gjithë kërcënimet dhe gjobat

​Qytetarët protestojnë sërish në Tiranë para Kryeministrisë, me gjithë kërcënimet dhe gjobat

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën