TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e krimeve të luftës duhet të gjykohen

by Teve1
24 minuta ago
0
A A
Kurti: Urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e krimeve të luftës duhet të gjykohen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar raportin vjetor të punës së Institutit për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë (IKKL), nga drejtori ekzekutiv i këtij institucioni, Atdhe Hetemi.

Me këtë rast, Kurti ka vlerësuar të arriturat e institutit në dokumentimin e krimeve të luftës, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me institucionet, organizatat dhe qytetarët në Kosovë dhe më gjerë.

Ai ka bërë me dije se në fund të korrikut është publikuar lista preliminare me 13 mijë e 195 viktima të vrara të luftës, të verifikuara për periudhën 1998–2000. Sipas tij, databaza përditësohet çdo ditë, ndërsa rezultatet e reja do të publikohen në fund të janarit 2027.

Kurti ka përmendur edhe publikimin e vëllimit të parë shkencor nga shtëpia botuese ndërkombëtare “Routledge”, me 12 punime shkencore, organizimin e konferencës së dytë ndërkombëtare shkencore, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit me institucione partnere ndërkombëtare.

“Pastaj kemi pasur edhe mbledhjen e dëshmive dhe intervistimit të të mbijetuarve me mbi 127 intervista të realizuara nga rreth 1,000 sosh sa janë të planifikuara në kuadër të projektit ‘Kujtesa e Masakrave’, ka theksuar Kurti.

Sipas Kurtit, arkivi i institutit po pasurohet vazhdimisht përmes mbledhjes, digjitalizimit dhe verifikimit të materialeve dokumentuese.

“Po krijohet një bazë e qëndrueshme dokumentare dhe shkencore për ruajtjen e të vërtetës historike, por njëkohësisht edhe një arkiv tejet i vlefshëm për sistemin e drejtësisë, në veçanti për Prokurorinë e Shtetit, në mënyrë që të zbardhet e vërteta, të kërkohet përgjegjësia dhe të gjithë urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e krimeve ndaj shqiptarëve që janë bërë në kuadër të forcave të ndryshme të Serbisë të udhëhequra nga regjimi i Millosheviqit, të gjykohen e të dënohen në Republikën tone”, shtoi Kurti.

Ndërkaq, drejtori ekzekutiv i IKKL-së, Atdhe Hetemi, ka thënë se mbështetja institucionale për dokumentimin e krimeve të luftës është dëshmi e pjekurisë politike dhe institucionale.

Ai ka theksuar se instituti është shndërruar në një qendër ku grumbullohen materialet që dokumentojnë krimet e luftës, të cilat më pas u vihen në dispozicion studiuesve, institucioneve dhe palëve që kanë nevojë për to për qëllime shkencore, kulturore dhe të drejtësisë.

Hetemi ka bërë me dije se qytetarët në Kosovë dhe diasporë po kontribuojnë vazhdimisht me informacione të reja për viktimat e luftës, ndërsa përditësimi i radhës i të dhënave pritet të publikohet në fund të janarit 2027.

“Instituti është shndërruar në një qendër në të cilën të gjithë ato burime që posedojnë materiale që dokumentojnë krimet e luftës i dorëzojnë këto materiale, dhe në të njëjtën kohë të gjitha ato palë që kanë nevojë për materiale që dokumentojnë krimet e luftës furnizohen pikërisht nga instituti për qëllime të punimeve të tyre shkencore, kulturore apo edhe për çështje të drejtësisë”, pohoi ai.

Kurti i përgjigjet kritikave për uniformat: Asnjëherë nuk ka pasur më shumë kujdes shtetëror për policët dhe ushtarët

Kryeministri Albin Kurti, është pyetur nga gazetarët e pranishëm pyetur nëse janë siguruar uniformat për policët e rinj që diplomojnë sot. Ai ka theksuar se buxheti për Policinë e Kosovës është rritur vazhdimisht, ndërsa ka shtuar se asnjëherë nuk ka pasur më shumë kujdes shtetëror e qeveritar për policët, ushtarët dhe oficerët.

Tutje ai ka thënë, sot Policisë së Kosovës pritet t’i shtohen mbi 300 kadetë të rinj, prej të cilëve rreth 30 për qind janë gra.

“Unë tash do të shkoj atje dhe natyrisht është një arritje e re që Republikës së Kosovës po i shtohen edhe mbi 300 kadetë të rinj, nga të cilët rreth 30% janë gra. Tash sa i përket furnizimit me pajisje, me uniforma, është Ministria e Punëve të Brendshme që mund t’ju japë përgjigjen e duhur mbi atë se si shkojnë proceset, por buxheti për Policinë e Kosovës është rritur vazhdimisht dhe kurrë nuk ka pasur më shumë kujdes shtetëror e qeveritar për policin, ushtarin, oficerin dhe uniformën sikurse tani”, u përgjigj ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gërvalla takohet me komisionerin evropian McGrath, në fokus reformat në drejtësi

Gërvalla takohet me komisionerin evropian McGrath, në fokus reformat në drejtësi

Kurti: Me numrin 116, drejt një fitoreje të madhe

Mungesa e uniformave në Polici, Kurti: Buxheti është rritur vazhdimisht, kurrë s’ka pasur më shumë kujdes shtetëror

Më 11 nëntor vazhdon gjykimi për sulmin në Ibër-Lepenc, caktohet kryetari i ri i trupit gjykues

Më 11 nëntor vazhdon gjykimi për sulmin në Ibër-Lepenc, caktohet kryetari i ri i trupit gjykues

Aktakuzë ndaj dy personave për fajde dhe detyrim në Prizren

Aktakuzë ndaj dy personave për fajde dhe detyrim në Prizren

Gërvalla takohet me komisionerin evropian McGrath, në fokus reformat në drejtësi

Gërvalla takohet me komisionerin evropian McGrath, në fokus reformat në drejtësi

Kurti: Urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e krimeve të luftës duhet të gjykohen

Kurti: Urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e krimeve të luftës duhet të gjykohen

Kurti: Me numrin 116, drejt një fitoreje të madhe

Mungesa e uniformave në Polici, Kurti: Buxheti është rritur vazhdimisht, kurrë s’ka pasur më shumë kujdes shtetëror

Më 11 nëntor vazhdon gjykimi për sulmin në Ibër-Lepenc, caktohet kryetari i ri i trupit gjykues

Më 11 nëntor vazhdon gjykimi për sulmin në Ibër-Lepenc, caktohet kryetari i ri i trupit gjykues

Trump firmos urdhrin ekzekutiv për shpalljen e Zyrës Ovale monument kombëtar

Trump firmos urdhrin ekzekutiv për shpalljen e Zyrës Ovale monument kombëtar

Aktakuzë ndaj dy personave për fajde dhe detyrim në Prizren

Aktakuzë ndaj dy personave për fajde dhe detyrim në Prizren

30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit për tentimvrasje dhe rrëmbim të Vukashinoviqit

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për kanosje ndaj një gazetareje, Prokuroria kërkon paraburgim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën