Pas thuajse tre orësh, Ardit Gjebrea ka lënë ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Pas daljes nga SPAK, Gjebrea nuk tregoi se ishte thirrur si person në dijeni, ndërsa me batuta u shpreh se e kishte premierë ardhjen e tij, raporton Top Channel.
“Nuk flas dot më shumë se duhet të respektoj institucionin. Jam person në dijeni. E kam premierë. Por jo keq, ishin miqësorë”, tha Gjebrea.











