Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë mbahet seanca e parë gjyqësore ndaj Dukagjin Lekajt, i njohur edhe si Dukagjin Nikollaj, lidhur me përplasjen e armatosur në lokalin “Bon Vivant”, ku mbeti i vrarë Kastriot Ramadani dhe u plagosën disa persona.
Lekaj përballet me akuzat për “Vrasje të rëndë në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”. Sipas Prokurorisë, ai dyshohet se kishte tentuar ta privonte nga jeta Andi Pajazitin.
Rasti lidhet me ngjarjen e rëndë që kishte ndodhur në “Bon Vivant”, ndërsa sot nis shqyrtimi gjyqësor për akuzat ndaj Lekajt.







