TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Betejë për pasurinë e Michael Jackson, vajza e tij kërkon shumën marramendëse

by teve1
31 minuta ago
0
A A
Betejë për pasurinë e Michael Jackson, vajza e tij kërkon shumën marramendëse

Paris Jackson, vajza e legjendës së muzikës Michael Jackson, ka nisur një betejë ligjore për të përfituar 600 milionë dollarë nga pasuria e të atit.

Ajo ka paraqitur një kërkesë në gjykatë, duke akuzuar administratorin shumëvjeçar të trashëgimisë, John Branca, se po pengon fëmijët e këngëtarit të kenë akses në paratë që u takojnë.

Në një padi të re, Paris kërkon që shuma prej 600 milionë dollarësh të transferohet në fondin familjar të trashëgimisë Michael Jackson Family Trust.

Sipas saj, nuk ekziston asnjë arsye ligjore që këto para të vazhdojnë të mbeten të bllokuara, më shumë se 17 vjet pas vdekjes së babait të saj.

Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga Page Six, kërkesa është depozituar më 29 tetor në Gjykatën e Lartë të Los Angeles-it.

Paris kërkon që gjykata të urdhërojë shpërndarjen paraprake të 600 milionë dollarëve në fondin familjar, i cili është krijuar për të dhe dy vëllezërit e saj, Prince, 29 vjeç, dhe Bigi, 24 vjeç.

Ajo pretendon se, pavarësisht se administrimi i pasurisë së Michael Jackson ka gjeneruar miliarda dollarë të ardhura dhe ka grumbulluar qindra miliona dollarë në para të gatshme, fondi që duhet të përfitojnë fëmijët e tij ende nuk është financuar.

Në kërkesën e saj, Paris Jackson akuzon John Brancën, ekzekutorin e testamentit të këngëtarit, se ushtron kontroll të tepruar mbi tre fëmijët e Michael Jackson, duke vendosur vetë se kur dhe nëse ata do të marrin para nga trashëgimia.

Branca është avokat dhe president i kompanisë The Michael Jackson Company.

Ai ishte punësuar fillimisht nga mbreti i popit në vitin 1985.

Në vitin 2006 u largua nga ekipi i bashkëpunëtorëve të Jackson për shkak të mosmarrëveshjeve financiare, për t’u rikthyer në vitin 2009, vetëm tetë ditë para vdekjes së këngëtarit.

Paris pretendon se, kur nisi të kundërshtonte mënyrën e administrimit të trashëgimisë vitin e kaluar, duke ngritur pikëpyetje edhe për ato që i cilësoi si dhurata jashtë detyrimeve kontraktuale të Brancës për bashkëpunëtorët e tij, u përball me veprime agresive ligjore dhe sulme publike.

Ajo pretendon gjithashtu se, pas këtyre kundërshtimeve, shumat e parave që u jepeshin asaj dhe vëllezërve të saj u reduktuan me miliona dollarë.

“Ky qëndrim dhe kjo mënyrë administrimi nuk duhet të vazhdojnë më”, thuhet në kërkesën e paraqitur në gjykatë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

P.Diddy mund të lirohet më herët nga burgu, zbulohet data e re

P.Diddy mund të lirohet më herët nga burgu, zbulohet data e re

Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Vivienne heq zyrtarisht mbiemrin e aktorit!

Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Vivienne heq zyrtarisht mbiemrin e aktorit!

Leonora Jakupi tregon arsyen e ndërhyrjes në sy

Leonora Jakupi reagon ndaj raportimeve të rreme për ndarjen nga partneri

Manikyri i ri i Dua Lipës mund të bëhet trendi më i madh i thonjve gjatë këtij dimri

Manikyri i ri i Dua Lipës mund të bëhet trendi më i madh i thonjve gjatë këtij dimri

Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?

Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?

Lind fëmija i parë pas fertilizimit të asistuar në QKUK, shtatzënia u arrit përmes IVF-së

Lind fëmija i parë pas fertilizimit të asistuar në QKUK, shtatzënia u arrit përmes IVF-së

Çitaku takoi Hargreaves, diskutuan për zhvillimet politike dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës

Çitaku takoi Hargreaves, diskutuan për zhvillimet politike dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës

KB Peja angazhon amerikanin me pasaportë të Kosovës

KB Peja angazhon amerikanin me pasaportë të Kosovës

Kurti: Raportet me Zvicrën po i avancojmë

Kurti: Raportet me Zvicrën po i avancojmë

Betejë për pasurinë e Michael Jackson, vajza e tij kërkon shumën marramendëse

Betejë për pasurinë e Michael Jackson, vajza e tij kërkon shumën marramendëse

Mbi 6 mijë e 500 qytetarë të vaksinuar kundër gripit sezonal në Prishtinë, njofton Rama

Mbi 6 mijë e 500 qytetarë të vaksinuar kundër gripit sezonal në Prishtinë, njofton Rama

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën