Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës, njëherësh kryesues i OSBE-së, Ignazio Cassis.
Gjatë takimit, Shiroka Pula potencoi marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, duke e falënderuar ministrin Cassis për mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës për Kosovën.
Ajo theksoi rëndësinë e thellimit të mëtejmë të marrëdhënieve ekonomike, rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe shtimit të prezencës së investimeve zvicerane në Kosovë.
Ndwrkaq, Shiroka-Pula vlerësoi bilancin e mirë tregtar ndërmjet dy vendeve, duke theksuar se ekziston potencial për ta rritur edhe më tej atë, nëpërmjet mundësive që ofron EFTA.
Ajo tutje theksoi nevojën për vazhdimin e mbështetjes së Zvicrës në fuqizimin e pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe në procesin e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare.
Në këtë kontekst, Shiroka Pula theksoi rëndësinë e mërgatës shqiptare, e cila kontribuon aktivisht në Zvicër dhe përbën një urë të fuqishme lidhëse ndërmjet dy shteteve.
Ajo shprehu mirënjohjen për angazhimin e kontingjentit zviceran të KFOR-it në Kosovë që nga viti 1999.
Nga ana e tij, ministri Cassis rikonfirmoi se Zvicra do të vazhdojë të jetë përkrah Kosovës edhe në të ardhmen, duke shprehur mbështetjen e tij edhe për Presidenten Shiroka Pula./teve1.info/







