TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Kurti: Mbi 2,500 biznese të teknologjisë ofrojnë shërbime në Kosovë dhe jashtë saj

by Tëvë1
37 minuta ago
0
A A
​Kurti: Mbi 2,500 biznese të teknologjisë ofrojnë shërbime në Kosovë dhe jashtë saj

Edicioni i 13-të i festivalit DOKU.TECH është hapur sot në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, nën moton “The Future is Calling”.

Në ceremoninë hapëse, kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se teknologjia po zhvillohet me ritëm të shpejtë, duke krijuar mundësi të reja për Kosovën, veçanërisht për të rinjtë.

Ai ka theksuar se sektori i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit është ndër më dinamikët në vend, me mbi 2,500 biznese që ofrojnë shërbime në tregun vendor dhe ndërkombëtar.

“Teknologjia po ndryshon me shpejtësi dhe së bashku po krijohen mundësi që deri para pak vitesh dukeshin të paarritshme, për të mos thënë të paimagjinueshme. Për Kosovën, me rininë e saj dhe me talentin tashmë të dëshmuar në teknologji, këto zhvillime padyshim që do të përfaqësojnë mundësi të jashtëzakonshme. Sektori ynë i teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit është ndër sektorët më dinamikë të vendit. Kemi mbi 2,500 biznese të tilla që ofrojnë shërbime për tregun vendor dhe ndërkombëtar, që të gjitha ato tashmë me reputacion të dëshmuar dhe me qëndrueshmëri të sigurt”, ka thënë Kurti.

Ndërkohë, kuratorja e DOKU.TECH, Teresa Crawford, ka prezantuar 4 shtyllat kryesore të edicionit të sivjetmë, të cilat përfshijnë inteligjencën artificiale, ekonominë e gjelbër, sigurinë digjitale dhe angazhimin e diasporës.

“Kemi katër shtylla. Shtylla e parë dhe gjëja e parë për të cilën do të flasim është: si mund të bëjmë një konferencë teknologjike pikërisht tani nëse nuk flasim për inteligjencën artificiale? Por ne do të kemi një qasje pak më ndryshe për të folur rreth IA-së, sepse ne i dimë gjërat e mrekullueshme që ajo mund të bëjë, fotografitë që mund të krijojë, bisedat që mund të bëjmë me të, por ne do të flasim më shumë se si po e promovojmë atë, si flet Kosova për përdorimin e IA-së, si flasin kompanitë për promovimin, si po e mbështet qeveria promovimin e përdorimit të IA-së këtu, si po i mbrojmë njerëzit në përdorimin e tyre të IA-së, veçanërisht të rinjtë, dhe pastaj si po e rregullojmë me ligj/qeverisim atë dhe kush është pjesë e atyre bisedave ndërsa flasim për qeverisjen e IA-së?”, ka deklaruar Crawford.

Ajo ka theksuar se diskutimet për inteligjencën artificiale nuk duhet të kufizohen vetëm te shtetet e mëdha, por duhet të përfshijnë edhe vende si Kosova.

Sipas saj, gjatë 2 ditëve të festivalit do të trajtohen edhe ndikimi i teknologjisë në mjedis, infrastruktura digjitale dhe mundësitë e punësimit në ekonominë e gjelbër.

Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet sigurisë së të rinjve në internet, mbrojtjes nga manipulimi dhe kërcënimet digjitale, si dhe rolit të diasporës në zhvillimin teknologjik.

“Gjëja e dytë për të cilën do të flasim është e gjelbër. Pra, do të flasim për ndikimet e përdorimit të teknologjisë në mjedisin tonë, do të flasim për të dhënat, do të flasim për infrastrukturën dhe gjithçka që lidhet me vendet e punës në një ekonomi të gjelbër. Gjëja e tretë për të cilën do të flasim, siç e përmenda me shtyllën e parë, është siguria. Pra, siguria për të rinjtë, për njerëzit që mund të manipulohen ose që mund të jenë në shënjestër online, ne do të flasim për sigurinë. Dhe pjesa e fundit e diskutimit, e cila ka qenë gjithmonë pjesë e Dokufestit, është se do të flasim për angazhimin e diasporës”, ka thënë Crawford.

Në këtë ngjarje, disa aktiviste gjatë fjalës së Kryeministrit Kurtit kanë kërkuar që vrasja e grave të shpallet urgjencë kombëtare.

Atyre i është kërkuar që të largohen nga salla.

Tags: albin kurtiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gërvalla pas audio-incizimit: Reforma në sistemin prokurorial top-prioritet

Gërvalla kërkon zbardhjen e plotë të rastit të Astrit Deharit

Aksion kundër bixhozit të kundërligjshëm, arrestohen 22 persona në Prizren

Aksion kundër bixhozit të kundërligjshëm, arrestohen 22 persona në Prizren

Raporti i Progresit, Haradinaj: Po dëshmohet se proceset qeverisëse në Kosovë janë në ngecje

Raporti i Progresit, Haradinaj: Po dëshmohet se proceset qeverisëse në Kosovë janë në ngecje

“Na duhet zgjidhje për të dalë nga ngërçi”- Haradinaj publikon kërkesën  që e nisi AAK-ja sot në Kushtetuese

​Raporti i Progresit, Haradinaj: Po dëshmohet se proceset qeverisëse në Kosovë janë në ngecje

Cristiano Ronaldo pensionohet nga Portugalia

Udhëheqësi i një partie konservatore gjermane gjendet i vdekur në një hotel në Berlin

Udhëheqësi i një partie konservatore gjermane gjendet i vdekur në një hotel në Berlin

“Mesditë”- 05.11.2026

“Mesditë”- 05.11.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën