Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka dekoruar gjeneralin amerikan Steven Osborn, Adjutant të Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Iowas, me Medaljen Presidenciale Ushtarake të Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit të Presidencës, dekorata iu nda në shenjë mirënjohjeje për lidershipin e tij, kontributin në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës dhe forcimin e partneritetit ndërmjet Gardës Kombëtare të Iowas dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Presidentja ka vlerësuar se ky partneritet, i cili tashmë zgjat 15 vjet, ka luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimin e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të FSK-së, përmes trajnimeve, ushtrimeve të përbashkëta dhe shkëmbimit të përvojave.
Ajo ka shprehur mirënjohje për përkushtimin e gjeneralit Osborn dhe mbështetjen e tij në avancimin e FSK-së, duke theksuar se partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetet strategjik për Kosovën dhe bazohet në besimin e ndërsjellë dhe vlerat e përbashkëta.
“Kjo miqësi dhe ky partneritet do të vazhdojë të zhvillohet edhe në të ardhmen”, ka theksuar Shiroka Pula./teve1.info/







