Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-drejtoreshën e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni.
Gjykata ka konfirmuar vendimin e GJKKO-së së Shkallës së Parë, e cila kishte pranuar kërkesën e SPAK-ut për caktimin ndaj Hysenit të masave të sigurisë “arrest në shtëpi” dhe “pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.
Ish-kreu i SHISH-it dyshohet për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”. Sipas dyshimeve të hetimit, Hyseni i ka vënë në dispozicion materiale sekrete shtetërore Ergys Agasit, i arrestuar në kuadër të hetimeve për çështjen e AKSHI-t.










