TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​KPMM raporton në Komisionin për Buxhet miliona euro borxhe, Trepça dhe Ferronikeli ndër borxhlinjtë kryesorë

by Tëvë1
2 orë ago
0
A A
​KPMM raporton në Komisionin për Buxhet miliona euro borxhe, Trepça dhe Ferronikeli ndër borxhlinjtë kryesorë

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) ka realizuar 87.56 për qind të buxhetit të përgjithshëm, ndërsa borxhet e grumbulluara ndaj këtij institucioni kanë arritur në 82.2 milionë euro, kryesisht nga ndërmarrjet Trepça dhe Ferronikeli, raporton KosovaPress.

Këto të dhëna u prezantuan në mbledhjen e Komisionit për Buxhet të Kuvendit të Kosovës, ku u shqyrtua raporti vjetor financiar i KPMM-së për vitin 2025.

Kryesuesi i Bordit të KPMM-së, Habib Basholli, bëri të ditur se buxheti fillestar i institucionit ishte 1 milion e 566 mijë e 882 euro, ndërsa pas ndryshimeve dhe rishpërndarjeve buxhetore arriti në 1 milion e 589 mijë e 157.54 euro.

“Sa i përket buxhetit të KPMM-së për vitin 2020/25 ka pasur buxhet fillestar prej 1 milion 566 mijë e 882 euro. Pas ndryshimeve dhe rishpërndarjeve buxhetetore, buxheti përfundimtar ka arritur në 1 milion e 589 mijë e 157.54 euro. Ndryshimet buxhetore kanë ardhur kryesisht si rezultat i vendimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Në veçanti për shkak të rritjes së koeficientit të pagave. KPMM i janë ndarë mjete shtesë prej 26 mijë e 819.09 euro. Gjithashtu në fund të vitit janë realizuar reduktime buxhetore në kategori paga dhe mëditje dhe mallra e shërbime. Sa i përket realizmit të buxhetit, nga buxheti përfundimtar KPMM ka shpenzuar gjithsej 1 milion e 391 mijë e 488.26 euro, apo në për qindje 87.56 për qind të buxhetit të përgjithshëm. Mbetja e buxhetore është 197 mijë e 669.28 euro”, theksoi Basholli.

Basholli tha se në kategorinë e pagave dhe mëditjeve është realizuar 100 për qind e buxhetit.

“Në kategori paga dhe mëditje është realizuar qind për qind. Buxheti në vlerën prej 889.213.39 euro duke përmbushur obligimet ndaj punonjëseve. Në kategorinë mallra dhe shpenzime janë shpenzuar 347 mijë e 735.16 euro. Në kategori komunalie janë shpenzuar 20 mijë e 361.40 euro. Realizimi i projekteve kapitale nga 292 mijë euro të planifikuara janë shpenzuar 134 mijë e 178.31 euro…Ndërsa disa projekte të tjera nuk janë realizuar financiarisht gjatë viti 2025 dhe mbetet e nevojshme të paraqiten arsyejet konkrete për këtë mosrealizim. Sa i përket të hyrave të KPMM-së dhe planifikim janë 28 mijë 850 mijë euro, ndërsa inkasimi i realizuar ka arritur 26 milion e 346 mijë e 217.99 euro. Taksa administative janë 448 mijë e 822.76 euro dhe gjoba administrative janë 327 mije e 696.96 euro. KPMM ka menaxhuar buxhetin në masën 87. 56 për qind, dhe ka realizuar 91.32 për qind të planifikimeve”, tha ai.

Gjatë shqyrtimit të raportit, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ngriti çështjen e gjetjeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), duke kërkuar sqarime për trajtimin e të hyrave nga konfiskimi i garancioneve për rehabilitimin e minierave, regjistrimin e pasurive dhe moszhvlerësimin e plotë të pasurive me vlerë nën një mijë euro.

“Desha me pyet lidhur me gjetjet e ZKA-së. Ne e kemi një raport i cili na ka ardhë si komision. A janë trajtuar këto gjetje të Zyrës Kombëtare të Auditimit. Trajtim të hyrave nga konfiskimi i garancioneve për rehabilitimin e minierave, regjistrimi i pasurive jo në përputhje me dokumentet burimore, mos zhvlerësimi i plotë i pasurive nën 1 mijë euro. Mos azhurnimi i rregullores së brendshme dhe kontraktuale të punës në përputhje me ligjin dhe tri gjetje të tjera të cilat janë në raportin e ZKA-së”, tha Kërçeli.

Në përgjigje, kryesuesi i Departamentit të Financave në KPMM, Haradin Gërvalla, tha se institucioni ka konfiskuar garancione bankare dhe polica sigurimi për ndërmarrjet që nuk i kanë përmbushur kushtet e përcaktuara në projektet e shfrytëzimit.

“Tek çështja e konfiskimit të garancioneve komisioni i pavarur çdo kompani që licenson është i obliguar me bë garancion bankar dhe policat e sigurimit. Në këtë rast ne kemi bërë konfiskim të garancioneve për ato ndërmarrje që nuk i kanë plotësuar kushtet sipas projektit të shfrytëzimit, dhe kemi shkuar me konfiskim të mjeteve. Deri më sot i kemi rreth 450 mijë euro të inkasuara. Në raportin e vitit të kaluar auditori e ka gjetur si trajtim i gabuar i të hyrave. Kemi pas disa diskutime edhe me ZKA-në dhe me Ministrinë e Financave, gjegjësisht thesarin, unë sërish nuk pajtohem t’i trajtoj si të hyra, sepse, këto janë të hyra, si lloj depozite. Tek regjistrimi i pasurive i kemi blerë 2 vetura dhe zyrtari i regjistrimit teknikisht ka bërë një gabim, nuk e ka marrë vlerën e kontratës, por vlerën e pagesës e ka regjistruar, këto janë të rregulluara në sistem të e pasurisë. Dhe tek zhvlerësimi nuk është vetëm komisioni, por, ministria e Financave, thesari po ka shumë problem me sistemin që e ka aktual. Dhe gjitha organizatat buxhetore po kanë telashe në zhvlerësimin e pasurisë. Ajo nuk varet prej KPMM-së, por, prej Mnistrisë Financave, gjegjësisht, Thesarit”, tha ai.

Ndërkaq, deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi kërkoi sqarime se si garantohet mbrojtja e interesit publik dhe rehabilitimi i minierave, kur lista e garancioneve bankare aktive nuk përmban vlerat financiare dhe afatet përkatëse.

“Auditori ka konstatuar se lista e garancioneve bankare aktive është e paplotë dhe nuk përmban vlerë financiare. Si e garantoni mbrojtjen e interesit publik dhe rehabilitimin e minierave pa një regjistër të plotë të shumave dhe afateve, kush mban përgjegjësi për këtë mangësi të konstatuar dhe kur do të dorëzoni regjistrin e verifikuar në këtë komision. Raporti ka identifikuar 99 mijë e 370 euro të inkasuara gjatë vitit 2025, dhe 315 mijë e 534 euro të bartura nga vitet paraprake që vazhdojnë ende të mbahen si depozita. Për cilat miniera janë inkasuar këto mjete, sa janë përdorur për rehabilitim dhe çfarë punë është realizuar. Si e arsyetoni borxhin e grumbulluar ndaj KPMM-së, e cila ka arritur 82.2 milion euro dhe cilat masa konkrete, çfarë afatesh do merrni ju si bord për arkëtimin e tij, veçanërisht nga Trepça dhe Ferronikeli. Raporti evidenton se institucionet publike japin punë pa kërkuar licencën e KPMM-së, cilat institucione kanë ndjekur këtë praktikë dhe çfarë keni ndërmarrë. Kur të hyrat kanë rëne rreth 2.15 milionë euro qysh është bërë krahasimi me vitin 2024 dhe vetëm 4 nga 26 rekomandimet e auditimit të brendshëm janë zbatuar”, ka pyetur Musliu-Shoshi.

Në përgjigje, Haradin Gërvalla tha se lista e garancioneve është paraqitur në raportin e auditorit, por pa vlerat financiare.

“Në raport të auditorit ne e kemi listën e garancioneve, por nuk e kemi me vlera…Grumbullimi i borxheve diku 82 milionë euro janë borxhe, ne kemi një sistem, kemi edhe interes, sipas vendimeve të bordit është bërë prezantimi dhe interesin aktual e kemi 1 për qind në muaj, obligimet e vjetra që janë të gjitha i kemi çuar në procedurë përmbarimore, derisa ka ndryshuar ligjin. Tash me ndryshimin ligjit nuk kemi drejtë mi çu procedurat përmbarimore. Shumica janë obligime Ferronikeli, dikur 37 milionë euro dhe 29 milionë të Trepçës”, tha Gërvalla./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Prokuroria Speciale pranon dosjen për rastin e Arlinda Zekajt

Prokuroria Speciale pranon dosjen për rastin e Arlinda Zekajt

Murseli jep detaje nga aksioni i Prokurorisë dhe AKI-së: 37 kilogramë heroinë, para, veturë dhe 10 telefona të sekuestruar

Murseli jep detaje nga aksioni i Prokurorisë dhe AKI-së: 37 kilogramë heroinë, para, veturë dhe 10 telefona të sekuestruar

Marta Kos: Bllokada institucionale ka ndikuar në zbatimin e reformave evropiane në Kosovë

Marta Kos: Bllokada institucionale ka ndikuar në zbatimin e reformave evropiane në Kosovë

Reagimet e liderëve botërorë ndaj rezultateve të zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

Reagimet e liderëve botërorë ndaj rezultateve të zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

Apeli lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH, Vlora Hysenin

Apeli lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH, Vlora Hysenin

Prishtina mposht Dritën, rimerr lidershipin

Prishtina mposht Dritën, rimerr lidershipin

Prokuroria Speciale pranon dosjen për rastin e Arlinda Zekajt

Prokuroria Speciale pranon dosjen për rastin e Arlinda Zekajt

Murseli jep detaje nga aksioni i Prokurorisë dhe AKI-së: 37 kilogramë heroinë, para, veturë dhe 10 telefona të sekuestruar

Murseli jep detaje nga aksioni i Prokurorisë dhe AKI-së: 37 kilogramë heroinë, para, veturë dhe 10 telefona të sekuestruar

Marta Kos: Bllokada institucionale ka ndikuar në zbatimin e reformave evropiane në Kosovë

Marta Kos: Bllokada institucionale ka ndikuar në zbatimin e reformave evropiane në Kosovë

Reagimet e liderëve botërorë ndaj rezultateve të zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

Reagimet e liderëve botërorë ndaj rezultateve të zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

Suedia fton Zenelin për duelet e Ligës së Kombeve

Suedia fton Zenelin për duelet e Ligës së Kombeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën