TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Në gjashtëvjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së, OVL-UÇK paralajmëron aktivitet simbolik nesër në Prishtinë

by Tëvë1
1 orë ago
0
A A
Letër nga OVL-UÇK për Albulena Haxhiun: Nevojiten fonde për mbrojtjen e ish-luftëtarëve në Hagë

Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të organizojnë të enjten një aktivitet simbolik para zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, për të shprehur pakënaqësinë e tyre lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, në gjashtëvjetorin e arrestimit të tyre.

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Gazmend Syla, në një konferencë për media tha se aktiviteti do të mbahet në orën 12:00, ku përfaqësuesit e tri organizatave do të përcjellin mesazhe publike në shenjë solidariteti me ish-krerët e UÇK-së.

Syla bëri të ditur se kanë kërkuar edhe nga Asociacioni i Komunave të Kosovës që kryetarët dhe administratat komunale të dalin para objekteve të komunave në shenjë solidariteti.

“Në rastin e këtij vjetori, të arrestimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ne veteranët, bashkë me invalidët dhe familjet e dëshmorëve, do të organizojmë një aktivitet simbolik për të shprehur pakënaqësinë tonë ndaj këtij procesi gjyqësor në Hagë dhe për të shprehur solidaritetin me ish-krerët e UÇK-së. Aktiviteti do të mbahet nesër në orën 12:00 para zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, ku përfaqësuesit e këtyre 3 organizatave të ndara nga lufta e UÇK-së do të përcjellin mesazhe publike përmes të cilave do të përcjellim qëndrimin dhe shqetësimet tona lidhur me këtë proces. Njëkohësisht, ne kemi kërkuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, me ftesë që nesër, në të njëjtën orë, kryetarët e komunave, së bashku me administratat komunale, të dalin para objekteve të komunave të tyre në shenjë solidariteti dhe për të shprehur, pra, këtë pakënaqësi. Ne besojmë që solidariteti me ish-krerët e UÇK-së dhe kërkesat për një proces të drejt gjyqësor janë çështje që prekin kujtesën tonë historike dhe besimin e qytetarëve në drejtësi”, tha Syla.

Ai foli edhe për zhgënjimin e lidhur me kthimin e ligjit për dhomat e specializuara, duke thënë se presin reflektim nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

“Ne e kemi bërë publike qëndrimet tona lidhur me kthimin e ligjit. Për neve ka qenë tepër e papranueshme. Ju e dini se u ndërtua një kauzë për këtë ligj, që u votua ai ligj, edhe gjithë ajo kauzë me kthimin e tij në njëfarë forme ra poshtë. Ne jemi shumë të zhgënjyer me këtë akt, prandaj po presim reflektimin edhe një herë të deputetëve, të shohim se si do të ndodhë me këtë ligj. Jemi të bindur se çfarëdo ligji që vjen pas tij do të jetë më i dobët se ky që ka qenë, prandaj do të mbetet në përgjegjësinë e institucioneve tona, përkatësisht Kuvendit të Republikës së Kosovës, por ne kemi shprehur një zhgënjim të madh lidhur me këtë proces. Jemi tepër të pakënaqur me atë që ka ndodhur. Do ta shohim tash e tutje se si do të veprojë Kuvendi i Republikës së Kosovës”, tha ai.

Për rastin e dytë në Hagë që do mbahet me 17 nëntor, OVL UÇK nuk pret dënim të drejtë.

Kjo organizatë nuk ka besim më në Gjykatën Speciale në Hagë.

“Kemi qenë kundër, vazhdojmë të jemi kundër. E kam parë që kjo gjykatë, kur nuk u përmend kurrë më raporti i Dick Marty në akuzë, ne e kemi ditur që ka dalë nga misioni i saj. Prandaj, çfarëdo që vjen nga kjo gjykatë, ne e dimë që është dashakeqëshe, edhe kur është themeluar me ndonjë dënim. Asnjëherë me nxjerrë drejtësi. Prandaj jemi në pritje edhe të asaj të madhkeqes, qoftë edhe eventualisht me ndodhë ndonjë dënim prapë, sepse nuk i besojmë më kësaj gjykate”, tha Syla.

Ish-krerët e UÇK-së janë dënuar me 81 vjet burgim në shkallën e parë nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Tags: ish-kreret e UÇK-sëOVL UÇKTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

​KPMM raporton në Komisionin për Buxhet miliona euro borxhe, Trepça dhe Ferronikeli ndër borxhlinjtë kryesorë

​KPMM raporton në Komisionin për Buxhet miliona euro borxhe, Trepça dhe Ferronikeli ndër borxhlinjtë kryesorë

​Ndërron komandanti i kontingjentit grek të KFOR-it në Kosovë

​Ndërron komandanti i kontingjentit grek të KFOR-it në Kosovë

Kos: Fituesit e zgjedhjeve në Serbi duhet të punojnë për të rikthyer besimin e institucioneve evropiane

Kos: Fituesit e zgjedhjeve në Serbi duhet të punojnë për të rikthyer besimin e institucioneve evropiane

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një gruaje të dyshuar për “Shpërdorim të pasurisë së huaj” në Ferizaj

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një gruaje të dyshuar për “Shpërdorim të pasurisë së huaj” në Ferizaj

Ministri i Transportit në Spanjë jep dorëheqjen pas aksidentit të rëndë hekurudhor

Ministri i Transportit në Spanjë jep dorëheqjen pas aksidentit të rëndë hekurudhor

​KPMM raporton në Komisionin për Buxhet miliona euro borxhe, Trepça dhe Ferronikeli ndër borxhlinjtë kryesorë

​KPMM raporton në Komisionin për Buxhet miliona euro borxhe, Trepça dhe Ferronikeli ndër borxhlinjtë kryesorë

​Ndërron komandanti i kontingjentit grek të KFOR-it në Kosovë

​Ndërron komandanti i kontingjentit grek të KFOR-it në Kosovë

Kos: Fituesit e zgjedhjeve në Serbi duhet të punojnë për të rikthyer besimin e institucioneve evropiane

Kos: Fituesit e zgjedhjeve në Serbi duhet të punojnë për të rikthyer besimin e institucioneve evropiane

Khamenei: Ndryshimet politike në SHBA nuk do ta ndryshojnë armiqësinë e Uashingtonit ndaj Iranit

Khamenei: Ndryshimet politike në SHBA nuk do ta ndryshojnë armiqësinë e Uashingtonit ndaj Iranit

Shoshi, vendori i vetëm te liderët statistikorë

Shoshi, vendori i vetëm te liderët statistikorë

Macron i dërgon letër urimi Presidentes Shiroka Pula, i riafirmon mbështetjen e Francës ndaj Kosovës

Macron i dërgon letër urimi Presidentes Shiroka Pula, i riafirmon mbështetjen e Francës ndaj Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën