Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit do të mbajë të enjten ceremoninë e përmbylljes së dy skemave të granteve, asaj për energji të pastër – Faza 2 dhe për arsimin dual.
Në këtë ngjarje do të marrin pjesë ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ambasadori i Luksemburgut, Eric Dietz, si dhe përfaqësues të Ministrisë së Arsimit.
Ceremonia do të mbahet më 5 nëntor, nga ora 14:30, në Qendrën e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike./teve1.info/








