Nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u mbajt festa tradicionale “Darka e Lamës”.
Presidentja ka thënë se Darka e Lamës është një traditë që lidh tokën me njeriun, punën me mirënjohjen dhe shtëpinë me mikun.
“Në traditën shqiptare, përfundimi i të korrave dhe mbledhja e bereqetit shënonin një moment të veçantë, duke shtuar më tej se pas muajve të punës në ara, familjet dhe fqinjët mblidheshin rreth një tryeze të përbashkët për të shprehur mirënjohjen për frytet e punës.
Kjo traditë na kujton se bereqeti nuk është vetëm fryt i tokës dhe i mundit të bujkut, ai është edhe solidariteti ndërmjet njerëzve dhe zemra e hapur e shtëpisë.
Në traditën shqiptare, shtëpia e të zotit është edhe shtëpia e mikut, prandaj, shtoi ajo, tryeza e shtruar është shprehje e mikpritjes, ndërsa buka e ndarë me të tjerët dëshmon respektin dhe besimin ndaj njeriut, pikërisht këtë vlerë e ruan Darka e Lamës”, tha presidentja Shiroka-Pula.
Ajo tha se në vitin 2002, presidenti Ibrahim Rugova e shndërroi këtë traditë në nivel institucional, duke shtuar se kjo festë është simbol i falënderimit për tokën e Kosovës dhe për njerëzit e saj.
Presidentja Shiroka Pula tha se le ta mbajmë gjallë Darkën e Lamës dhe vlerat që ajo përfaqëson: mirënjohjen, solidaritetin, mikpritjen dhe respektin për punën e njerëzve tanë.










