TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haxhiu: Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për krimet e luftës dhe të publikojë të dhënat për personat e zhdukur

by teve1
2 orë ago
0
A A
Haxhiu: Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për krimet e luftës dhe të publikojë të dhënat për personat e zhdukur

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar që Serbia të mbajë përgjegjësi për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, pas konfirmimit të identitetit të mbetjeve mortore të tre personave nga “Grupi i Intelektualëve”.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haxhiu ka kërkuar gjithashtu nga Serbia që të publikojë të gjitha të dhënat që posedon për fatin dhe vendndodhjen e personave të zhdukur, përfshirë lokacionet e varrezave të tjera masive.

“Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për krimet e kryera dhe të bëjë publike të gjitha të dhënat që posedon për vendndodhjen e personave të zhdukur, përfshirë lokacionet e varrezave të tjera masive”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka bërë të ditur se analizat e reja të ADN-së nga zhvarrosjet në Kalludër dhe Jabukë kanë konfirmuar se mbetjet mortore të gjetura në këto lokacione u përkasin Adem Ademit, Fatmir Fazliut dhe Ali Halitit.

Sipas Haxhiut, familjet e tyre kanë pritur për më shumë se 27 vjet për të mësuar për fatin dhe vendndodhjen e trupave të më të dashurve të tyre.

Në fund, kryetarja e Kuvendit ka shprehur ngushëllime për familjet Ademi, Fazliu dhe Haliti, si dhe solidaritet me familjet e tjera që ende presin të mësojnë për fatin e të afërmve të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Për më shumë se 27 vjet, familjet e tyre kërkuan të dinin se ku ishin trupat e më të dashurve të tyre. Forcat serbe i kishin vrarë dhe varrosur fshehurazi, me qëllim që të zhduknin gjurmët e krimit. Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet Ademi, Fazliu dhe Haliti. Bashkëndjej me to, por edhe me familjet e tjera të këtij grupi dhe me të gjitha familjet në Kosovë që ende presin të mësojnë se ku ndodhen më të dashurit e tyre, të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit”, ka deklaruar ajo.

Ndryshe, analizat e ADN-së konfirmuan identitetin e tre personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, mbetjet mortore të të cilëve u gjetën gjatë gërmimeve në Kalludër dhe Jabukë, në veri të vendit.

Bëhet fjalë për Adem Ademin, Fatmir Fazliun dhe Ali Halitin, pjesëtarë të të ashtuquajturit “Grupi i Intelektualëve”, të cilët u zhdukën në prill të vitit 1999, në zonën e Zubin Potokut.

Identifikimin e tyre e bëri të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se për rezultatet ishte njoftuar nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hoti vizitoi SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë

Hoti vizitoi SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë

A ka garë mes Përparim Grudës dhe Uran Ismailit për kreun e PDK-së? Flet Shukri Buja

A ka garë mes Përparim Grudës dhe Uran Ismailit për kreun e PDK-së? Flet Shukri Buja

Costa: Kosova mund të përparojë dhe të përshpejtojë reformat drejt BE-së

Costa: Kosova mund të përparojë dhe të përshpejtojë reformat drejt BE-së

​Hoxhaj në Konferencën e Sigurisë në Berlin, kërkon anëtarësim të Kosovës në NATO

​Hoxhaj në Konferencën e Sigurisë në Berlin, kërkon anëtarësim të Kosovës në NATO

Rikonfirmohet Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë, zbardhen detajet e takimit Rama–Rutte

Rikonfirmohet Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë, zbardhen detajet e takimit Rama–Rutte

Emisioni “Info Nata” 03.11.2026

Emisioni “Info Nata” 03.11.2026

Barcelona mposht Aston Villan

Barcelona mposht Aston Villan

Manchesteri fiton me përmbysje kundër Romës

Manchesteri fiton me përmbysje kundër Romës

Bayerni triumfon ndaj Atleticos në Madrid

Bayerni triumfon ndaj Atleticos në Madrid

Hoti vizitoi SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë

Hoti vizitoi SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë

Ngjarje e rëndë në Shqipëri: Vdes 53-vjeçari, dyshohet se u sulmua nga ariu

Ngjarje e rëndë në Shqipëri: Vdes 53-vjeçari, dyshohet se u sulmua nga ariu

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën