TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Vajza duart akull” – Shkolla “Faik Konica” në Prishtinë pa ngrohje, ankohen nxënësit dhe prindërit

Të paktën dhjetë shkolla në Prishtinë janë duke u përballur me problemin e mungesës së ngrohjes. Prindërit ankohen se fëmijët e tyre po mësojnë në të ftohtë. Komuna e Prishtinës ia lë fajin ministrisë së financave.

by Adea Mustafaj
44 minuta ago
0 0
A A

Me mbesën për dore, ky gjysh po largohet nga shkolla “Faik Konica” në Prishtinë.

Mirëpo, prej disa ditësh, Avdi Tmavën po e përcjellë një shqetësim.

Ngrohja në klasën ku mëson mbesa e tij, është jashtë funksionit.

“A po e sheh që është mërdhi qika. Kqyre durt akull i ka si mundet kjo me marr mësim me këto kushte. Kjo është tmerr… Çfarë shteti është ky që i len fëmijët pa nxemje, kjo është tmerr. Këtu urgjent duhet me u ndërmmar masa edhe mos me i lon fëmijët me u mërdhi. Qysh me i pru na në shkollë kështu na me këto kushte katastrof”, tha Tmava.

Në kushte anonimiteti, shqetësimin për TËVË1, e ka ndarë edhe një nxënës.

“Po shumë e kena ftoft edhe po duhet me vesh jaknen se hala nuk i kan rregullu e po duhet me vesh. Krejt klasa po duhet me vesh jakne”, u shpreh një nxënës.

Nga shkolla Faik Konica e pranuan se ngrohja akoma nuk është funksionalizuar për klasat nga një deri në pesë.

Mirëpo, zëvendësdrejtoresha, Kosovare Leci, thotë se mësimi po zhvillohet me orar të rregullt.

“Ngrohja ende nuk është funksionalizuar këtë vit shkollor, për shkak të punimeve në kuadër të projektit të efiçiencës së energjisë, përkatësisht vendosjes së valvulave dhe termokokave të radiatorëve. Drejtoria Komunale e Arsimit është duke u angazhuar në përpjekjet për zgjidhjen sa më të shpejtë të kësaj situate, por ende nuk kemi një afat të konfirmuar për funksionalizimin e ngrohjes. Ndërkohë, gjendja është stabile dhe e menaxhueshme, ndërsa procesi mësimor po zhvillohet me orar të rregullt”, ka njoftuar Leci.

Me këtë problem, drejtoria e Arsimit e konfirmoi për TËVË1 se po përballen dhjetë shkolla në Prishtinë.

Fajin, drejtori Arianit Elshani, ia lë ministrisë së financave.

“Nuk bëhet fjalë për shumicën e shkollave, bëhet fjalë për 10 shkolla të Prishtinës, të cilat e kanë këtë sfidë aktuale, për shkak të bllokimit të mjeteve financiare nga Ministria e Financave. Ka pasur disa iniciativa nga Drejtoria e Transformimit që ta menaxhojë këtë proces, duke përfshirë të gjithë aktorët relevantë, të cilët janë në kuadër të këtij procesi, për t’i dhënë një rrugë, për t’i dhënë një zgjidhje dhe, fatkeqësisht, deri më sot, pra, nuk kemi një zgjidhje, kemi një bllokadë dhe kemi një, në këtë rast dhe një një viktimë, që janë, fatkeqësisht, janë nxënësit tanë, janë fëmijët tanë, janë qytetarët e Prishtinës që ballafaqohen me mungesë të ngrohjes në shkollat dhe çerdhet e Prishtinës”, u shpreh Elshani.

Si shkak i kësaj bllokade, Elshani thotë se janë bllokuar edhe dy projekte të tjera.

“Shkolla Ismail Qemali dhe Hasan Prishtina janë dy shkolla të cilat si Drejtori Komunale e Arsimit kemi kërkuar që me u rregullu në kuptimin e termoozolimit, në aspektin e dyshemesë, në aspektin e ngrohjes, në aspektin e drejtorëve, në aspektin e çatisë në këtë rast, kurmit të shkollave, që kanë nevojë imediate, pra, që të gjithë qytetarët ankohen në raport me gjendjen e këtyre dy shkollave, dhe që të dy shkollat kanë qenë në listën për renovim nga ky, ky fond i bllokuar tashmë”, u shpreh tutje Elshani.

Për këtë çështje, televizioni është në pritje edhe të përgjigjeve nga ministria e financave, të cilëve u është drejtuar me pyetje gjatë ditës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Costa: Kosova mund të përparojë dhe të përshpejtojë reformat drejt BE-së

Costa: Kosova mund të përparojë dhe të përshpejtojë reformat drejt BE-së

​Hoxhaj në Konferencën e Sigurisë në Berlin, kërkon anëtarësim të Kosovës në NATO

​Hoxhaj në Konferencën e Sigurisë në Berlin, kërkon anëtarësim të Kosovës në NATO

“Hamza si kryetar, ka bërë gabime trashanike, Çitaku nuk mund ta udhëheqë PDK-në” – Shukri Buja kritikon udhëheqjen e partisë

“Hamza si kryetar, ka bërë gabime trashanike, Çitaku nuk mund ta udhëheqë PDK-në” – Shukri Buja kritikon udhëheqjen e partisë

KFOR-i zhvillon trajnim për evakuimet mjekësore me helikopterë

Pa staf, pa vetura dhe pa kushte të punës – Gjendja e rënduar e Qendrave për Punë Sociale

Pa staf, pa vetura dhe pa kushte të punës – Gjendja e rënduar e Qendrave për Punë Sociale

24 orë, 10 raste dhune në familje – ekspertët alarmojnë për dënimet e buta

Për dhjetë muaj u aprovuan 944 urdhra mbrojtës, 90 raste të dhunës në familje patën epilog lirues

“Vajza duart akull” – Shkolla “Faik Konica” në Prishtinë pa ngrohje, ankohen nxënësit dhe prindërit

“Vajza duart akull” – Shkolla “Faik Konica” në Prishtinë pa ngrohje, ankohen nxënësit dhe prindërit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën