TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pa staf, pa vetura dhe pa kushte të punës – Gjendja e rënduar e Qendrave për Punë Sociale

Mungesë të punëtorëve social, mungesë të veturave, dhe kushte të rënda pune. Me gjithë këto vështirësi, përballen prej shumë vitesh, 38 Qendrat për Punë Sociale në Kosovë. Madje, sipas tyre, një punëtor social, duhet t’i 350 raste aktive.

by Doresa Geci
2 orë ago
0 0
A A

Për punën që bëjnë nuk kanë një orar të caktuar.

Por për çdo emergjencë që punëtorët e Qendrës për Punë Sociale në Fushë Kosovë mund të kenë, kanë vetëm një veturë për lëvizje.

Kjo QPS e cila është e destinuar t’u jap shërbime mbi 63 mijë qytetarëve në këtë komunë, ka edhe sfida tjera në trajtimin e rasteve.

“Ne aktualisht kemi 3-4 punëtorë  por që natyra e punës të Shërbimeve Sociale është 24-orëshe. Kurdo që edhe pas orës 16:00, vlerësohet se një i ri, një i moshuar, një çift apo një viktimë e dhunës në familje, domesdosmerisht duhet të asistojmë në tretmanin dhe ofrimin e shërbimeve sociale. Sfidohem me disa problem të veturave, pasi duhet të dilet edhe jashtë orarit të punës më këto vetura, na bije  barra më shku edhe në komuna tjera në seanca gjyqësore dhe realisht me vetura qëndrojmë realisht keq. Kështu që ne sfidohem në ofrimin e shërbimeve”, ka thënë Xhigoli.

Por jo vetëm kjo QPS përballet me këto sfida.

Sipas kryetares së Asociacionit të Qendrave për Punë Sociale, Adelina Rexhepi,  38 QPS kanë të njëjta problematika.

“38 qendra për Punë Sociale në nivel vendi përballën pothuajse me të njëjtat probleme dhe të njëjta shqetësime dhe kufizime të mëdha të burimeve njerëzore, me mungesë të financimeve dhe janë të mbingarkuara me reagime të shpejta dhe emergjente, aktualisht një zyrtar i shërbimeve sociale i menaxhon mbi 350 raste aktive”, u shpreh Rexhepi.

E që gjendja e këtyre QPS-ve të përmirësohet, ky Asociacion së bashku me  Koalicionin e OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, i po kërkojnë  nga Qeveria një grant specifik për shërbime sociale.

“I cili grant krijojnë burim të vecantë të qëndrueshëm  financiar për funksionimin edhe ofrimin e shërbimeve sociale. Përfitimi kryesor nga ky grant është rritja e numrit të punëtoreve ose punonjësve social dhe krijimi i kushteve më të mira për QPS-të”, ka thënë Rexhepi.

E miratimi i këtij granti sipas drejtorit të QPS-së në Fushë Kosovë do të krijonte kushte më të mira.

“Vetëm shërbimet sociale në nivelin lokal nuk e kanë këtë fond sikurse e ka shëndetësia dhe arsimi. Mendoj që do ta zbusin shumë mirë meqenëse janë mjete financiare që dot përmbushin nevojat e grupeve të njerëzve. Duhet që se pari të behet një formulë e financimi nga Ministria e Financave”, tah tutje Xhigoli.

KOMF ka bërë publike kërkesat që ka adresuar kryeministrit, Albin Kurtit

“Aktualisht për shërbimet sociale ndahen rreth 20 milionë euro në vit, ndërsa sipas analizave financiare nevojiten edhe 16 milionë euro shtesë, për të siguruar financimin e përgjithshëm prej 36 milionë eurosh në vit, apo rreth 0.4% të buxhetit të Kosovës”, kanë thënë nga KOMF-ja

Poashtu nga kjo organizatë kanë kërkuar edhe punësimin e 200 zyrtarëve të rinj të shërbimeve sociale në QPS, si dhe për përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve të punës.

Tëvë 1 ka kërkuar përgjigje edhe nga Qeveria e Kosovës nëse do të miratohet një grant i tillë, por nuk ka marrë përgjigje gjatë ditës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hoti vizitoi SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë

Hoti vizitoi SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë

A ka garë mes Përparim Grudës dhe Uran Ismailit për kreun e PDK-së? Flet Shukri Buja

A ka garë mes Përparim Grudës dhe Uran Ismailit për kreun e PDK-së? Flet Shukri Buja

Costa: Kosova mund të përparojë dhe të përshpejtojë reformat drejt BE-së

Costa: Kosova mund të përparojë dhe të përshpejtojë reformat drejt BE-së

​Hoxhaj në Konferencën e Sigurisë në Berlin, kërkon anëtarësim të Kosovës në NATO

​Hoxhaj në Konferencën e Sigurisë në Berlin, kërkon anëtarësim të Kosovës në NATO

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën