Me 18 maj të vitit 2011, Prishtina u trondit nga të shtënat me armë.
Atë paradite në afërsi të shtëpisë së saj, u vra Diana Kastrati.
I dyshuari kryesor për këtë rast, është ish-bashkëshorti i saj, Andon Jashari.
E ndaj këtij të fundit, 15 vjet pas kësaj ngjarje tragjike, Prokuroria Themelore në Prishtine ka ngritur një aktakuzë.
Aktakuza thotë se në 2 vitet e fundit i pandehuri vazhdimisht e kishte maltertuar fizikisht dhe psiqikisht të ndjerën.
Madje viktimën, ishte përpjekur që përkundër vullnetit të saj, ta bindte të jetonte në shtëpinë e tij.
Për këtë, sipas aktakuzës, Andon Jashari në ditën kritike i zuri rrugën befasisht Diana Kastratit, duke u munduar ta marrë me vete.
“I pandehuri nga hakmarrja e paskrupullt dhe me dashje që ta privojë nga jeta, nga brezi ka nxjerrë revolen ndërsa me një dorë e ka mbajtur për koke tani të ndjerën Diana Kastrati, ka shtënë dy herë me revole në drejtim të saj dhe e ka qëlluar në qafë nga afërsia, e pastaj e ka futur armën në brez dhe me hapa normal ka vazhduar rrugën ně drejtim të rrugës së Tregut”, thuhet në aktakuz.
Pas kësaj, Diana Kastrati kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
E për këtë rast, me 10 nëntor të këtij viti, është caktuar edhe seanca fillestare në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
E ky lajm, në familjen e Diana Kastratit, e ka rikthyer shpresën se do të vendoset drejtësia.
“Pavarësisht që ka kaluar një kohë e gjatë, 15 vite, megjithatë e kemi një thirrje për një seancë fillestare për rastin që ka ndodhur. 0:50 Ajo nuk po varet prej neve, sado që ne të humbim apo të kem shpresa në drejtësi, urojmë që drejtësia të merr vendimin e duhur”, ka thënë Kastrati.
Sipas babait të Dianës, Gëzim Kastratit, rasti i vazjës së tij, ngjason me atë të Arlinda Zekajt.
“Ky ishte një rast identik, sikurse vajza ime, më dorëshkrimet e saja dhe kërkesat e vazhdueshme ndaj institucionet e asaj kohe në të cilat kërkoi mbrojtje, mbrojtje, mbrojtje, por për fat të keq, nuk e bën as ata e as ne si familje që t’ia sigurojmë mbrojtjen. 3:28 Besoj dhe shpresoj që organet e drejtësië ta marrin një vendim i drejtë dhe dorasi ta merr një dënim të merituar sic duhet të jetë”, u shpreh Kastrati.
Ndryshe, vet i akuzuari për këtë rast, Andon Jashari, edhe 15 vjet pas vrasjes, ndodhet në arrati jashtë vendit.
Ndërsa, Gjykata Themelore e Prishtinës, i ka bërë thirrje t’iu dorëzohet organeve dhe të paraqitet në seancën fillestare.









