TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Jakupi: Rritja e dënimeve nuk i ndal vrasjet, shteti duhet të garantojë mbrojtjen e jetës së qytetarëve

by Tëvë1
2 orë ago
0
A A
Jakupi: Rritja e dënimeve nuk i ndal vrasjet, shteti duhet të garantojë mbrojtjen e jetës së qytetarëve

Njohësi i çështjeve politike, Shkëlqim Jakupi ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të dëgjojnë zërin e protestuesve për vrasjen e Arlinda Zekajt dhe të ndërmarrin masa konkrete për përmirësimin e funksionimit të institucioneve.

Duke folur në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Jakupi ka thënë se shteti ka përgjegjësi kushtetuese dhe ligjore për mbrojtjen e jetës së qytetarëve.

Ai ka theksuar se rastet e tilla duhet të trajtohen me profesionalizëm, duke kërkuar përmirësim të organizimit dhe funksionimit institucional, në mënyrë që të parandalohen raste të ngjashme në të ardhmen.

“Duhet institucionet përkatëse të dëgjojnë zërin e protestuesve për Arlinda Zekajn dhe të marrin masa konkrete për përmirësimin e funksionimit dhe organizimit të institucioneve, në mënyrë që rastet e ardhshme të trajtohen me profesionalizëm dhe të mbrohet jeta e qytetarit. Shteti ka përgjegjësi kushtetuese dhe ligjore që ta mbrojë jetën e qytetarit”, ka deklaruar Jakupi.

Duke folur për dënimet për veprat penale të vrasjes, Jakupi ka thënë se Kodi Penal parasheh dënime nga dhjetë vjet burgim deri në burgim të përjetshëm.

Megjithatë, sipas tij, rritja e dënimeve nuk ka rezultuar domosdoshmërish e suksesshme si politikë parandaluese, pasi kryerësit e veprave penale, në momentin kur vendosin t’i kryejnë ato, nuk mendojnë për pasojat ligjore që mund t’i presin.

“Për veprat e tilla si vrasjet, dënimet më të vogla janë dhjetë vite dhe dënimet më të larta janë me burgim të përjetshëm, pavarësisht se kodet penale tash këto janë edhe çështje sociale sa i përket kodit penal dhe vendosjes së dënimeve për shkak se shkojnë barasvlershëm me shtetet e rajonit dhe të Evropës nuk kanë rezultuar si të suksesshme politikat e rritjes së dënimeve për shkak se kryesit e veprave penale në momentin e vendimmarrjes për kryerjen e veprës penale ata nuk mendojnë për vendimet që i presin për pasojat ligjore që mund t’i presin ata”, ka thënë ai./teve1.info/

Tags: denimetDhuna ne familjeinstitucionetKosoveTeve1vrasjet
ShareTweet

Postime të ngjashme

Pas 27 vjetësh identifikohet Dr. Adem Ademi, njëri nga tre intelektualët e zhdukur gjatë luftës

Pas 27 vjetësh identifikohet Dr. Adem Ademi, njëri nga tre intelektualët e zhdukur gjatë luftës

Kurti takohet me guvernatorin e BQK-së, në fokus anëtarësimi i Kosovës në SEPA dhe reformat financiare

Kurti takohet me guvernatorin e BQK-së, në fokus anëtarësimi i Kosovës në SEPA dhe reformat financiare

LVV dorëzon në Speciale dy kontratat e ndriçimit publik në Prishtinë: Dyshime për rritje shumëfish të çmimeve

LVV dorëzon në Speciale dy kontratat e ndriçimit publik në Prishtinë: Dyshime për rritje shumëfish të çmimeve

Si u zhvillua aksioni i Policisë së Kosovës dhe EUROPOL-it për arrestimin e tre personave për mashtrim me Call Center?

Si u zhvillua aksioni i Policisë së Kosovës dhe EUROPOL-it për arrestimin e tre personave për mashtrim me Call Center?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën