TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Veton Elshani lë veriu – Ndryshime masive në polici, zëvendësohen një sërë drejtorësh

Struktura udhëheqëse e policisë së Kosovës ka pësuar ndryshime masive, pas dorëheqjes së Gazmend Hoxhës nga pozita e drejtorit të përgjithshëm. Një nga lëvizjet ishte edhe ajo e Veton Elshanit, nga pozita e zëvendësdrejtorit të policisë për veriun, në drejtor të policisë kufitare.

by Arlind Beqiraj
2 orë ago
0 0
A A

Për rreth katër vjet, Veton Elshani shërbeu si zëvendësdrejtor i Policisë për rajonin e veriut.

Mirëpo, ai nuk do ta ushtroj më këtë deytyrë.

Elshani është caktuar në pozitën e udhëheqësit të Departamentit të Policisë Kufitare.

“Ne bazë të kërkesës dhe të nevojës operative dhe kërkesës të drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Fehmi Hoti, u.d., unë jam caktuar me detyrë udhëheqës i Departamentit të Policisë Kufitare”, ka thënë Elshani.

Elshani thotë se paraprakisht nuk ishte informuar për këto ndryshime.

Megjithatë, ai tregon se prej një viti kishte kërkuar të caktohej në një pozitë tjetër.

“Jo, nuk kam qenë i informuar, edhe pse unë qe një vit e këndej kam kërkuar me pas pozitë tjetër, për arsye që kam konsideruar që është përfunduar puna jonë, së paku puna shumë e madhe që është bërë në veri të vendit. Mirëpo, kjo për mua është promovim në rregull, është shumë mirë”, u shpreh tutje Elshani.

Në vend të tij, pritet të emërohet Petrit Fejza, i cili deri më tani ishte shef i operativës në rajonin e veriut.

Por, ky nuk është ndryshimi i vetëm në strukturat drejtuese të Policisë së Kosovës.

Ndryshime pritet të ketë edhe në disa departamente dhe drejtori rajonale.

Ish-drejtori i Policisë, Rashit Maliqi, i konsideron të mirëseardhura këto lëvizje. Megjithatë, ai thotë se krahas transferimeve, duhet të ketë edhe gradime të reja.

“Unë do të isha i lumtur sikur të kishte pasur gradime të reja. Procesi i gradimit në Policinë e Kosovës ka stagnuar shtatë vitet e fundit. Nuk kemi asnjë zyrtar policor që është avancuar në gradë. Është e vërtetë që gjeneratat e vjetra janë lëvizur nëpër pozita. Nëse janë bërë për çështje profesionale, janë të mira”, ka thënë Maliqi.

Ndryshime do të ketë edhe në Departamentin e Hetimeve.

Agron Nezaj do të largohet nga drejtimi i këtij departamenti, i cili është përgjegjës për hetimin e kriminalitetit, përfshirë krimin e organizuar dhe veprat e tjera të rënda penale.

Edhe Afërdita Mikullovci nuk do të jetë më në krye të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut.

Ajo këtë pozitë e mban që nga viti 2018. Ndërsa tash pritet të transferohet në strukturat e trafikut rrugor.

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Selam Shkodra, thotë se ndryshimet mund të ndikojnë në rritjen e përgjegjësisë në menaxhimin policor.

“Ndryshimet e fundit munden me shtu përgjegjësi edhe me kriju përgjegjësi të reja në menaxhmentin e ri, i cili po përshkruhet sipas detyrës së punës”, tha Shkodra.

Ndryshim në pozitë ka edhe për kolonel Luan Kekën.

Ai është emëruar drejtor rajonal i Policisë në Gjilan. Deri më tani, Keka ka udhëhequr Drejtorinë Kundër Terrorizmit.

Ndërkohë, Departamentin e Hetimeve pritet ta udhëheqë Fehmi Xhata, atë të Inteligjencës Arben Paqarizi, ndërsa Departamentin e Burimeve Njerëzore kolonel Agron Rukiqi.

Kurse, Departamenti i Shërbimeve Mbështetëse do të drejtohet nga kolonel Kamer Januzaj.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Aleanca themelon Shkollën Politike, Besnik Tahiri në krye të saj

​Aleanca kërkon sqarime nga Konjufca: A është shfuqizuar vendimi që ndalonte punësimin e familjarëve në diplomaci?

Maqedonci takohet me gjeneralmajorin amerikan Christian Nawrat në Berlin

Maqedonci takohet me gjeneralmajorin amerikan Christian Nawrat në Berlin

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

​Një i arrestuar në Gjakovë, dyshohet se inskenoi vjedhjen e armëve në poligonin e vet

Rama: Në Serbi nuk ndryshon ‘muzika’ për Kosovën

Rama: Në Serbi nuk ndryshon ‘muzika’ për Kosovën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën