Ministri i Financave, Hekuran Murati në mbledhjen e Qeverisë tha se në vitin 2027, bruto produkti pritet të arrijë në 13.4 milionë euro.
“Kosova sot ka një ekonomi me rritje të qëndrueshme. Në vitin 2027, bruto produkti pritet të arrijë në 13.4 milionë euro, të hyrat buxhetore për herë të parë do të arrijnë në 14 miliardë euro, derisa borxhi publik mbetet rreth 16 për qind e bruto produktit vendor që është ndër nivelet më të ulëta në rajon”, tha Murati.
Ai tha se këto të dhëna nënkuptojnë më shumë vende pune dhe paga më të larta
‘Kjo do të thotë më shumë vende pune, paga më të larta dhe shërbime më të mira për qytetarët tanë. Procesi i përgatitjes së këtij buxheti ka filluar që në maj të këtij viti”, tha ai.




