Për të gjashtën ditë radhazi, qytetarët po protestojnë në Prishtinë pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, duke kërkuar përgjegjësi institucionale dhe masa urgjente për parandalimin e dhunës ndaj grave.
Protestuesit po kërkojnë dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Marshi protestues nis nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe vazhdon në drejtim të ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Pjesëmarrësit po mbajnë pankarta me mesazhe të ndryshme, ndër to edhe mbishkrimin: “Gjumi s’ka me iu marrë, flaka ka me ju dalë”.
Ndryshe, Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, ndërsa i dyshuari për vrasjen është kunati i saj.
Pas rastit tragjik, 11 zyrtarë policorë janë suspenduar, ndërsa masa të njëjta janë ndërmarrë edhe ndaj kryeprokurores dhe prokurores së Pejës.
Ndërkaq, drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqje pas ngjarjes./teve1.info/







