TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

27 raste të reja me fruth në Kosovë, numri i përgjithshëm arrin në 269

by teve1
2 orë ago
0
A A
21 raste të reja me fruth brenda javës, IKShPK bën thirrje për vaksinim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë javës së fundit në Kosovë janë regjistruar 27 raste të reja me fruth, duke e çuar në 269 numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara që nga 16 prilli deri më 1 nëntor 2026.

Sipas të dhënave të IKShPK-së, rastet janë regjistruar në 23 komuna të Kosovës, ndërsa pjesa dërrmuese e të prekurve janë fëmijë.

Instituti ka bërë të ditur se mbi 95 për qind e rasteve të konfirmuara u përkasin personave të pavaksinuar me vaksinën MMR, e cila mbron nga fruthi, parotiti dhe rubeola.

IKShPK-ja ka theksuar se vaksinimi mbetet masa kryesore për parandalimin e sëmundjes dhe kufizimin e përhapjes së saj.

“Fruthi është sëmundje shumë ngjitëse, e cila mund të shkaktojë komplikime serioze, veçanërisht te fëmijët e vegjël. Vaksinimi me kohë i mbron fëmijët nga kjo sëmundje dhe ndihmon në mbrojtjen e komunitetit, përfshirë foshnjat dhe personat që, për arsye shëndetësore, nuk mund të vaksinohen”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, në bashkëpunim me institucionet shëndetësore, IKShPK-ja është duke vazhduar edhe aktivitetet e vaksinimit plotësues për fëmijët që nuk janë vaksinuar ose nuk i kanë marrë të dyja dozat e parapara.

Gjatë këtij viti, përmes këtyre aktiviteteve, sipas IKShPK-së janë vaksinuar mbi 4 mijë e 6 fëmijë të grupmoshës 2 deri në 5 vjeç.

Instituti u ka bërë thirrje prindërve që të kontrollojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve të tyre dhe, në rast se kanë mungesa në dozat e vaksinës, të kontaktojnë ekipet përkatëse të vaksinimit.

IKShPK-ja ka theksuar se mbrojtja e fëmijëve përmes vaksinimit në kohë është përgjegjësi e përbashkët e prindërve, profesionistëve shëndetësorë dhe institucioneve.

“Asnjë fëmijë nuk duhet të mbetet i pambrojtur për shkak të vaksinimit të vonuar ose të papërfunduar. Vetëm përmes bashkëpunimit të prindërve, profesionistëve shëndetësorë dhe institucioneve mund të rritet mbrojtja e fëmijëve dhe të ndërpritet përhapja e fruthit. Vaksinimi është e drejtë dhe përgjegjësi e përbashkët. Mbrojtja e çdo fëmije fillon me vaksinimin në kohë. Vaksinimi i rregullt + vaksinimi plotësues = fëmijë të mbrojtur”, theksohet në njoftimin e institutit./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti takohet me shefen e re të IOM-it në Kosovë, diskutojnë për migrimin dhe punësimin e grave

Kurti takohet me shefen e re të IOM-it në Kosovë, diskutojnë për migrimin dhe punësimin e grave

Vetëvendosje paralajmëron se nesër do të dorëzojë materiale në Prokurorinë Speciale, s’tregojnë për kë

Vetëvendosje paralajmëron se nesër do të dorëzojë materiale në Prokurorinë Speciale, s’tregojnë për kë

Kërkohet presion ndërkombëtar ndaj Serbisë për sjelljen para drejtësisë të përgjegjësve për Banjskën

Kërkohet presion ndërkombëtar ndaj Serbisë për sjelljen para drejtësisë të përgjegjësve për Banjskën

Dyshohet se vrau djalin dhe mbesën në Gjilan, 65-vjeçarit i caktohet një muaj paraburgim

Dyshohet se vrau djalin dhe mbesën në Gjilan, 65-vjeçarit i caktohet një muaj paraburgim

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA: Çfarë janë, çfarë votohet dhe çfarë mund të ndryshojë për Trumpin

Kasapolli për komisionin hetimor për rastin e Arlinda Zekajt: Kur s’don me kry punë, bën mbledhje ose komisione

Kasapolli për komisionin hetimor për rastin e Arlinda Zekajt: Kur s’don me kry punë, bën mbledhje ose komisione

Samsung po përgatit përsëri një telefon të palosshëm

Samsung po përgatit përsëri një telefon të palosshëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën