Një burrë është gjetur pa shenja jete në vendbanimin e tij sot në Pejë, në rrugën “Mbreti Bardhyl”.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se vdekja e tij është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipet mjekësore
“Sot, rreth orës 11:20, jemi njoftuar se në rrugën “Mbreti Bardhyl” në Pejë, në vendbanimin e tij, është gjetur pa shenja jete një mashkull madhor. Vdekja e tij është konstatuar nga personeli mjekësor në vendin e ngjarjes. Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes”, tha Rugova.
Rugova tha se në konsultim me prokurorin kujdestar është iniciuar rast “hetimi i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë dërgohet në IML.
Rasti është duke u trajtuar nga njësitet përkatëse policore, ndërsa hetimet dhe veprimet e tjera procedurale janë duke vazhduar.



