Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Demiraj të Gjilanit, ku mëngjesin e së dielës u gjetën pa shenja jete një 27-vjeçar dhe foshnja e tij.
Tëvë1 sjell pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë shtëpinë ku u zbuluan trupat e pajetë të dy viktimave.
Policia ka konfirmuar se për rastin është njoftuar rreth orës 08:47, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, Prokurori i Shtetit dhe ekipi mjekësor.
Vdekja e tyre është cilësuar si e dyshimtë, ndërsa me urdhër të prokurorit trupat janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje janë duke vazhduar.






